Loriku drejt largimit nga Lazio 
Agim Cana: I pëlqen Gjermania

Loriku drejt largimit nga Lazio <br />Agim Cana: I pëlqen Gjermania
Verën e ardhshme Lorik Cana mund të largohet nga Lazio. Agim Cana babai dhe agjenti I kapitenit të Kombëtares i kontaktuar nga mediat italiane ka folur për të ardhmen e 31-vjeçarit.

“Loriku ka edhe një vit e gjysmë kontratë dhe tek Lazio është i lumtur 90% pasi po luan edhe rregullisht. Por unë mendoj se Loriku duhet të ndërroj ambient dhe ky është një mendimi im, të shkojë në një tjetër kampionat dhe të falenderoj të gjithë lacialët.6 muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për të reflektuar nëse do të shkojë në një tjetër shtet por me siguri nuk është se do të ndryshojë fanellë në Itali” ka deklaruar Agim Cana.

E ardhmja e Lorikut mund të jetë në Gjermani dhe Agimi sqaron se “ Kapitenit të Kombëtares I pëlqen shumë një aventurë në Gjermani pasi mund të bëjë atje 2-3 vite të mira por momentalisht ka vetëm kontakte asgjë më shumë.
 
E rëndësishme tani është që të mbarojë kampionatin pse jo duke u kualifikuar në Champions League nënvizon Agim Cana.
 
Babai i Lorikut zbulon edhe një pakt me Presidentin Lotito dhe drejtorin Tare që nëse vjen një ofertë e mirë nga Gjermania 31-vjeçari mund të largohet.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit