"Loro Boriçi" me pistë atletike 
Qeveria miraton fondin 75 mln lekë

Qeveria miraton fondin 75 mln lekë">
Stadumi i Shkodrës “Loro Boriçi” do të ketë një pistë atletike të re.

Qeveria ka miratuar një financim prej 75 milionë lekësh për realizimin e këtij investimi.

Propozimi ka qenë i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe paratë do të jepen nga buxheti i shtetit, më saktësisht nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, ndërsa përfituese do të jetë Federa Shqiptare e Futbollit.

Në këtë stadium stërvitet atleti Izmir Smajlaj, i cili një muaj më parë në Beograd u shpall kampion Europe në garën e kërcimit së gjati.

Ai arriti të realizojë një hedhje prej 8.08 metra. Kampioni i Europës stëvitet në kushte të vështira dhe ky investimi do t’i vijë në ndihmë për të pasur një përgatitje më të mirë për garat ndërkombëtare.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)