Një aeroplan pasagjerësh hodhi lëndë djegëse në disa shkolla gjatë një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles.
Të paktën 60 persona, shumë prej tyre fëmijë, janë duke u trajtuar për acarim të lëkurës dhe probleme të frymëmarrjes në spitalet e shtetit.
Sipas autoriteteve karburanti mund të shkarkohet në ulje urgjente, por vetëm në zona të caktuara dhe nga lartësi të mëdha.
Aeroplani ‘Delta Airlines’ u detyru të bënte ulje emergjente për shkak të një problemi me motorin.
Të gjithë fëmijët dhe të rriturit e trajtuar pas aksidentit të hedhjes së karburanit janë të lidhur me të paktën gjashtë shkolla lokale.
Në shkollën fillore ‘Cudahy Park', rreth 26 km në lindje të aeroportit, në kohën e shkarkimit të karburantit, dy klasa ishin jashtë në territorin e shkollës.
‘Delta Airlines’ konfirmoi në një deklaratë se avioni i pasagjerëve kishte lëshuar karburant për të ulur peshën e tij gjatë uljes.
Perdite bajgat na sperkatin me helme. Gjith këto semundje si shkaktohen, kot?
Përgjigju