Një vajzë 12 vjeçare ka qëlluar me një armë zjarr katër moshatarë të saj në një shkollë trë Los Angeles.

Vajza nuk u identifikua sepse ishte e mitur, ajo përballet me akuza për shpërdorim të pakujdesshëm të një arme zjarri, tha zëdhënësi I policisë.

Një djalë 15-vjeçar u qëllua në kokë, por mjekët e stabilizuan atë, thanë zyrtarët në Los Angeles ndërsa një vajzë 15-vjeçare u qëllua në dorër e cila u shtrua në spital.

Dy studentë të tjerë, të moshave 11 dhe 12 vjeç, pësuan plagë të lehta dhe një grua 30-vjeçare pësoi një dëme të vogla në kaos pas të shtënave, thanë zyrtarët.

Të shtënat u raportuan në policinë e Los Anxheles. Por nuk u dhanë detaje të tjera për 12 vjeçaren autoren e kësaj ngjarjeje.

Sipas raportimeve të mjekëve studentët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për këtë ngjarje.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com