Vrasja e 18-vjeçarit në Pogradec ka shkaktuar shumë hidhërim në familjen Hila. Nëna e viktimës në një status në Facebook shkruan se nuk e beson vrasjen e të birit 18-vjeç, i cili ishte edhe djali i vetëm i familjes.
"Si u shove o bir, si më thave sytë o bir, si më le vetëm o bir. Si mbylle sytë o biri im. Kush të copëtoi zemrën me plumb o bir.
Kush ishte Zoti o bir që nuk të mbrojti, po më thau shpirtin, që vetëm ti e ndriçoje, o bir" shkruan nëna e viktimës (Beta Ambo në Facebook).
Fabio Hila u qëllua për vdekje dje pasdite në Pogradec nga një moshatar i tij pas një konflikti për një vajzë, e cila ishte e dashura e viktimës, por autori Muçllari nga Vërdova i bënte presion dhe e kërcënonte që ta linte.
Grindja agravoi dhe Fabian Muçllari e qëlloi për vdekje.

Statusi i nënës në Facebook
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com