Lot nga tifozët e Partizanit: S'duam
trofe të blerë, ndjesë ose bojkotojmë

Lot nga tifozët e Partizanit: S'duam<br />trofe të blerë, ndjesë ose bojkotojmë
Nuk kapërdihet lehtë nga tifozët eliminimi i turpshëm i Partizanit nga Kupa e Shqipërisë pas humbjes 3-0 në Laç. Tifozët e kuq nuk heshtin, si klubi, por kërkojnë me cdo kusht një shpjegim për atë që ndodhi në Laç. Përmes rrjeteve sociale, tifozët bëjnë thirrje për bojkot të ndeshjeve të kampionatit deri në një sqarim për ‘teatrin’ në Laç. Madje, një pjesë e madhe e tyre shkojnë edhe më tej duke kërkuar largimin e Presidentit Gaz Demi dhe stafit teknik, pasi sipas tyre fanella e Partizanit vlen më shumë se këta persona, që po e njollosin.

Vladimir Mydini, një nga tifozët e kuq shkruan në Facebook, “Në Berat keni një tifoz, i cili qanë për cdo humbje që pëson Partizani! Të humbasë me nder në fushën e lojës, lotët janë të ëmbël, por të humbasë si në Lac.... Mos harroni t'ju kujtojnë gjëra të pakëndshme!!! Nuk ju ka hije! Partizan! Nuk je vetëm! Partizan! Qëndro si pema në uje! Partizan! Jam me ty, deri ne vdekje, pavarësisht se si të orientojnë! Partizani! Pano! Partizani! Pano! Partizani! Pano!” shkruan ai, duke kujtuar edhe njëherë që tifozët e kuq nuk janë vetëm në Tiranë, por në cdo qytet të vendit. Ndërsa faqja Partizani.net citon disa fjalë të drejtuesve të klubit, Ajo që ndodhi, ndodhi, tani duhet të shikojmë përpara.
partizani
Nuk besoja kurrë se Partizani do eliminohej në atë mënyrë. Mungese e plote serioziteti, kompetence, profesionalizmi. Nuk e meriton klubi më i madh në Shqipëri të ballafaqohet me situata të tilla të pakëndeshme. Nuk duam as titull, as gjë prej gjëje e as kampion me makinacione, kompromise, pazare, 100 herë më mirë në kategoritë të 4 sesa kështu. Nuk e duam një Partizan të tillë. Ne duam një Partizan që lufton me ndershmëri në fushë, që derdh djersë, që fiton trofe e na nderon në Kupat e Evropës, që prosperon ekonomikisht si klubet në perëndim, që ka lojtarë të cilët luajnë me shpirt, që ka djem nga sistemi i akademisë që futen në fushë për të dhënë më të mirën dhe jo të sillen si manekine, shkurt duam një Partizan tjetër. Ky nuk është Partizani ynë..... Unë jam që tifozët të bojkotojnë ndeshjet, derisa dikush nga klubi të marrë guxim dhe të kërkojë falje dhe të merren masa, sepse Laci lozi përballë 11 manikinëve.

Ishte më mirë të hiqej dorë nga Kupa e Shqipërisë që në fillim, që ne ballafaqimin me Lushnjen. Teatri i djeshëm në Laç nuk është i denjë. Jemi për futboll të pastër, pa makinacione. Të fitojë më i miri ekip, dhe te fitojë futbolli i vërtetë i fushës”. Ndërsa më tej në një tjetër koment shkohet më tej, ku kërkohet largimit i drejtuesve të klubit, nëse po tentojnë që të nxjerrin lekë në emër të emrit legjendar. “Nëse qëllimi i drejtuesve është për të nxjerrë lekë në kurriz të emrit legjendar të ekipit tonë, atëherë të largohen sa më parë.

Partizani dhe qindra mijëra tifozët e tij nuk kanë nevojë për akte të tilla të ulëta. Madje preferojmë më mirë një Partizan që vuante pa financa dhe qe mbahej nga tifozët, sesa një skuadër që përdoret për interesat e drejtuesve. Të gjithë lojtarët e stafi do të ikin një ditë, kurse tifozët dhe Partizani do të vazhdojnë të jenë këtu. Eshtë koha që të ballafaqoheni me tifozët! Mjaft u fshehët pas heshtjes! Një jetë keni mor plehra si ne si ju. Si nuk u ngopet njëherë duke përfituar në kurriz të Partizanit”mbyllet komenti në faqen Partizani.net.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni