Lotaria Amerikane, Ambasada: Ka
dhe një shans, s'fitojnë vetëm korçarët

Lotaria Amerikane, Ambasada: Ka<br />dhe një shans, s'fitojnë vetëm korçarët
“You has not been selected”, një përgjigje aspak e dëshiruar për këdo që ka aplikuar për lotarinë Amerikane.

Por mos i humbni totalisht shpresat. Ambasada Amerikane njofton se për të gjithë aplikuesit që nuk kanë fituar, kanë edhe një mundësi të dytë.

Duke iu kthyer përgjigje në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada u bën me dije aplikantëve, se duhet të shikojnë të paktën një herë në muaj, pasi ndodh që ka pasur edhe një raund të dytë përzgjedhjes, siç ka ndodhur vitin e kaluar me DV-2017.

Gjithashtu, ajo hedh poshtë të gjitha “legjendat urbane” që thonë se që të fitosh lotarinë Amerika duhet të jesh nga Korça ose nga Pogradeci. Ata njoftojnë se përzgjedhja bëhet nëpërmjet kompjuterit. 

Komentuesi: A duhet te shpresojne aplikantet te cilet rezultojne jo fitues? A mund te kete edhe me vone te perzgjedhur? Faleminderit..
Ambasada: Silvana Muco Luta sugjerimi im do të ishte një herë në muaj. Ka ndodhur që ka patur edhe raund të dytë përzgjedhjesh, siç u bë vjet në shtator me DV-2017.
 
 
Komentuesi: Pershendetje
Ne qe nuk na doli llotaria,,thone qe do kete fitues deri ne shtator.
Mund te ndrryshoj rezultati?
Ambasada: Ka ndodhur edhe që ka patur raund të dytë përzgjedhjesh. Nëse do të ketë, ne do t'ju njoftojmë me kënaqësi
 
Komentuesi: 10 vjet kam aplikuar jo dhe jo, mesa duket duhet te jesh nga korca, jeni te padrejte.
Ambasada: Ladi nuk ka lidhje aspak. Statistikat tona tregojnë që ka shpërndarje në të gjithë Shqipërinë.
 
Komentuesi: Pershendetje! Mund te kete nje perzgjedhje te dyte gjate kesaji periudhe? Faleminderit
Ambasada: Duke filluar nga 2 maji 2017, ora 18:00 ju do të mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj për DV-2018 në faqen zyrtare ëëë.dvlottery.state.gov, duke klikuar mbi Kontrollin e Statusit të tё Regjistuarit dhe duke futur numrin unik të konfirmimit dhe informacionin personal. Kontrolli i Statusit të tё Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2018, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi.
 
Komentuesi: A ka ndonje shanc per ne qe kemi aplikuar disa her qe te fitojm...se me sa po shoh..ata qe aplikoin per her te par fitojn....
Ambasada: Përzgjedhja është krejtësisht e rastësishme. Dhe mund t'ju jap edhe shembuj, kur një person është përzgjedhur dy vite rresht, apo në një familje tjetër kanë rezultuar të përzgjedhur të dy bashkëshortët në të njëjtin vit. Çdo aplikuesi i vendoset një numër dhe kompjuteri në Qendrën Konsullore Kentucky përzgjedh numrat, pa asnjë dallim. Më pas shikohen aplikimet që kanë kryer regjistrim më shumë se një herë dhe skualifikohen. Pasi personi rezulton i përzgjedhur dhe i caktohet data e intervistës, është oficeri konsullor që shqyrton cështjen e tij/saj dhe merr vendimin final për vizën, bazuar në kualifikimin dhe pranueshmërinë për vizë të aplikantit.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin