Pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli aneksimin e 4 rajoneve të Ukrianës pas mbajtjes së referendumeve farsë, një deklaratë 'kërcënuese' vjen nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Ai thotë që politikanët e jashtëm duhet të marrin seriozisht fjalimin e mbajtur nga Putin gjatë ceremonisë së shpalljes së aneksimit të rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.
"Është e pamundur të injorohet fjalimi i Putinit , ambasadorët rusë u ngarkuan ta përhapin atë sa më shumë që të jetë e mundur jashtë vendit, përfshirë edhe në OKB", kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov, duke iu referuar fjalëve të presidentit rus në ceremoninë e aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës.
"Unë me të vërtetë shpresoj që politikanët seriozë në botë të lexojnë nga A në Z atë që tha Putini, shumë gjëra duhet të bëhen absolutisht të qarta për ta", shtoi ai sipas Ria Novosti.
Lajmi kryesor:
Putin anekson 4 rajone të pushtuara! Shqipëria dhe SHBA rezolutë në OKB që dënon referendumet ruse! Moska vë veton, Kina abstenon, 10 vota pro










