Low nuk preferohet më, nis gara për stolin e Gjermanisë, këta janë kandidatët

Low nuk preferohet më, nis gara për stolin e Gjermanisë, këta janë kandidatët

Joachim Low

Stoli i Gjermanisë rrezikon të mbetet i boshatisur pas eliminimit të turpshëm në këtë Kampionat Botëror.

Presioni mediatik në Gjermani po bëhet i padurueshëm për Joachim Low, i cili parashikohet të tërhiqet nga pankina e “Die Mannschaft” pas 12 vitesh.

I pari që kërkohet të vendoset në krye të “panzerave” është tekniku i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Por, preferenca nuk përputhet me mundësinë. Trajneri i të “Kuqve” nuk pranon të lërë në mes projektin e nisur për ta kthyer Liverpoolin në elitën e futbollit anglez dhe europian.

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit do ta ketë të vështirë në të ardhmen të refuzojë pankinën e 4-herë kampionëve të Botës.

Në listën e kandidatëve për të marrë timonin e Gjermanisë janë Arsene Wenger, Julian Nagelsmann dhe Jurgen Klinsmann.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan