KOPENHAGEN- Pas 6 vitesh pjesëmarrje në organizatën e të rrinjve socialsitë, Lëvizja Rinore për Integrim nisur nga dita e sotme është anëtare me të drejta të plota në Internacionalen e të Rinjve Socialistë (International Union of Socialist Youth-IUSY). Kjo u arrit në ditëmn e dytë të të punimeve të Kongresit Ndërkombëtar të Organizatës së të rinjve socialistë që po zhvillohet në Copenhagen të Danimarkës. Anëtarësimin, deputetja më e re e parlamentit Kejdi Mehmetaj e ka vlërësuar si “më e mira për rininë shqiptare.”
Prej gjashtë vitesh, Lëvizja Rinore për Integrim është pjesëmarrëse në organizatën e të rinjve socialistë si anëtare me statusin e vëzhguesit.
Para pjesëmarrësve nga e gjithë bota, në fjalën e saj të falënderimit në Kongres, deputetja Kejdi Mehmetaj, theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit midis të rinjve, me qëllim zgjidhjen e problematikave që ata i shqetësojnë, ndërsa nënvizoi dhe rëndësinë e vijimit të punës që po bëhet për të ndihmuar Shqipërinë për të përshpejtuar reformat në rrugën e integrimit europian dhe të bashkëpunimit edhe me vendet e tjera të botës.
Deputetja më e re e parlamentit shqiptar, u shpreh se për Lëvizjen Rinore për Integrim, është shumë e rëndësishme që të bëhet më e mira për rininë shqiptare.
“Për ne, bashkëpunimi me të rinjtë nga e gjithë bota, është shumë i rëndësishëm. Ne si LRI do të bëjmë më të mirën për rininë shqiptare, për të ndihmuar vendin të ‘ecë më shpejt drejt integrimit’ me pjesën tjetër të botës”, tha Mehmetaj.
Midis të tjerave, përfaqësuesja e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe njëkohësisht deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroi se për forcën ku ajo aderon, do të mbetet një objektiv parësor mbrojtja e të drejta të të rinjve dhe përfaqësimi i të rinjve shqiptarë në organizatat ndërkombëtare ku LRI merr pjesë.
“Besimi për LRI-në është besim për rininë shqiptare. LRI do të punojë gjithmonë për të mbrojtur të drejtat e të rinjve që ato të ndihen të përfaqësuar në organizatat ndërkombëtare ku LRI tashmë është anëtare me të drejtë vote”, deklaroi deputetja Kejdi Mehmetaj.
Qëllimi kryesor i këtij Kongresi ka qenë bashkëpunimi midis të rinjve socialistë, për të zhvilluar 15 veprime, ku secila organizatë do të mund që të japë kontributin e saj për të eliminuar varfërinë gjatë 15 viteve të ardhshme. Në kongresin që po mbahet në Danimarkë, pritet gjithashtu që të zhvillohen edhe zgjedhjet për Presidencën e re të IUSY-it.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com