“LRI pastroi plehrat e lëna nga FRESSH”, reagon Eljo Hyska: Keqardhje, ky është trillimi i radhës

“LRI pastroi plehrat e lëna nga FRESSH”, reagon Eljo Hyska: Keqardhje, ky është trillimi i radhës

Eljo Hyska, kryetari i FRESSH

Pak orë pasi të rinjtë e LRI-së nisën ditën e parë të kampingut në Jalë, dhe njoftuan se pastruan mbeturinat e lena në bregdet nga të rinjtë e FRESSH, ka ardhur dhe përgjigja nga vetë kreu i të rinjve socialistë, Eljo Hyska.

 

 

“Përshëndes çdo aksion pastrimi i ardhur nga çdo qytetar apo aktivist i cilësdo parti politike dhe i inkurajoj ti shtojnë ato por është hipokrizi kur ajo shoqërohet me ndotje e papastërti politike.” –shkruan Hyska.

Reagimi i plotë:

Keqardhje për të gjithë ato portale të cilët sot kanë bërë trillimin e rradhës ndaj FRESSH duke i sherbyer një force politike më shumë sesa përcjelljes të vertetës.

Rritja e angazhimit të të rinjve në FRESSH dhe besimi që FRESSH ka nga çdo komunitet e grupmoshë është kthyer në një shqetësim për opozitën, aq sa i duhet të fillojnë aktivitetet e tyre duke sulmuar drejtpërdrejt apo tërthorazi 
FRESSH.

Ne si FRESSH kemi zhvilluar jo vetëm në Jal, por në çdo bashki të vendit dhjetra aksione pastrimi dhe ndërgjegjësimi të qytetarëve pasi është bindja jonë që vetëm nëpërmjet shembullit mund të tërheqim edhe më shumë të rinj e të reja në sfidën tonë për një Shqipëri të pastër.

Përshëndes çdo aksion pastrimi i ardhur nga çdo qytetar apo aktivist i cilësdo parti politike dhe i inkurajoj ti shtojnë ato por është hipokrizi kur ajo shoqërohet me ndotje e papastërti politike.

ps : bashkëngjitur keni disa foto kur Jala pastrohej edhe natën, pa i bërë mediatike por vetëm për kujdesin dhe qytetarinë që kanë aktivistët tanë, pa bërë pis të tjerët si dhe aksione të ndryshme në Shqipëri 

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah

Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah