LRI prezanton programin
për të rinjtë "Praktikë Pune"
Lëvizja Rinore për Integrim (LRI) prezantoi sot programin për punësimin e të rinjve. Nëpërmjet një deklarate për mediat, kreu i LRI-së, Endrit Braimllari tha se programi “Praktika Pune” është një mundësi e mirë për të fituar eksperiencë pune.
TIRANE - Lëvizja Rinore për Integrim (LRI) prezantoi sot programin për punësimin e të rinjve. Nëpërmjet një deklarate për mediat, kreu i LRI-së, Endrit Braimllari tha se programi “Praktika Pune” është një mundësi e mirë për të fituar eksperiencë pune.
“LRI mirëkupton vështirësitë që të rinjtë kanë për tu punësuar pas përfundimit të studimeve të larta, në kuadër të kësaj, falë bashkëpunimit që kemi arritur me biznese private, ne sot prezantojmë zyratarisht një program praktikash pune, i cili do t'ju japë mundësinë studentëve të fitojnë eksperiencën që u duhet, për të konkuruar në tregun e punës.”, tha Braimllari.
Kreu i LRI-së tha se projekti në fjalë është realizuar në bashkëpunim me biznesin vendas.
“Bizneset pjesëmarrës në program kanë ofruar hapësirat dhe ekspertët e tyre, për të zhvilluar këto praktika, të cilat do të jenë të degëve të ndryshme: financë, menaxhim, teknologji informacioni, degë të ndryshme të inxhinierisë, drejtësi, punë sociale, marrëdhënie me publikun etj dhe do të zgjatin nga 1 deri në 6 muaj.”, u shpreh kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari.
Së fundi, Braimllari i bëri thirrje sektorit publik “të bëhet pjesë e këtij program, duke kontribuar për një të ardhme më të sigurtë të të rinjve shqiptarë.”
SI TE APLIKONIPër të aplikuar duhet të plotësoni këtë formular, I cili gjendet në faqen zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Iintegrim, lsi.al. Tek kjo faqe mund të gjeni të gjithë informacionin për këtë program, kriteret e përzgjedhjes dhe detajet e aplikimit.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.5%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 2732
Lajme të tjera
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24
-
'Gjelat' të pandalshëm përballë Holandës, gjunjëzojnë 'tulipanët' brenda 21 minutave lojë! Mbappe trefishon shifrat
24 Mars, 21:20
-
Udhëheqësit e BE-së minimizojnë rreziqet bankare ndërsa ekonomia dobësohet
24 Mars, 21:19
-
Borrell: Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij
24 Mars, 21:05
-
Aksident rrugor në aksin Tiranë-Lezhë, përplasen dy mjete, shoqërohen drejtuesit
24 Mars, 20:53