TIRANE- Dy mendje për rrugën “Ibrahim Rugova” në Tiranë, brenda në Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kreu i LSI-së shprehu keqardhjen për heqjen e emrit të rrugës dhe nënvizoi se është koha për të rivendosur drejtësi. Kryetari i Grupit Parlamentar deklaron se nuk është kërkuar heqja e emrit “Ibrahim Rugova” por emri “Dëshmorët e 4 shkurtit” t'i vihet një rruge dinjitoze në Tiranë.
Me rastin e 70-vjetorit të masakrës së 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë, LSI kërkojnë të bëhet një rivlerësim të të historisë së Shqipërisë, sidomos të periudhës së luftës antifashiste nacional çlirimtare.
Në këtë kuadër LSI dje depozitoi në këshillin bashkiak propozimin për të rivendosur emrin Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit” e cila me vendimin e këshillit bashkiak të dy viteve më parë mban aktualisht emrin “Ibrahim Rrugova”.
Kryetari i LSI-së Ilir Meta në ceremoninë që u zhvillua sot shprehu keqardhjen për heqjen e emrit të rrugës dhe nënvizoi se është koha për të rivendosur drejtësi.
“ Ne sot shprehim keqardhjen dhe dhimbjen e thellë, sikurse është edhe heqja e emrit të rrugës "Dëshmorët e 4 shkurtit" dhe natyrisht që është momenti për të bërë një rivlersim për të rivendosur drejtësi dhe njëkohësisht për t'u bërë të qartë të gjithve se sa më shumë të përpiqen të gërvishtin në memorien e kombit aq më e fotë dhe më e gjallë do të bëhet kujtesa e tij. Ndaj është koha për të rivlerësuar monumentin e “5 herojve të Vigut” i cili në mënyrën më të padrejtë dhe më cinike u largua nga qendra e qytetit të Shkodrës në një qytet tjetër me tradita”- tha Ilir Meta në ceremoninë që u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar.
Disa orë më pas kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, i pyetur nga gazetarët në kryesinë e Kuvendit deklaroi se nuk është kërkuar heqja e emrit “Ibrahim Rugova” por emri “Dëshmorët e 4 shkurtit” t'i vihet një rruge dinjitoze në Tiranë.
“Propozimi ynë ka qenë i qartë Ky symbol i 4 Shkurtit nuk ekzisiton më në Tiranë. Nuk kemi kërkuar heqjen e emrit të rrugës që mban emrin e ”Ibrahim Rugovës” por kemi kërkuar që të nderohet dhe simboli i Rugovës por dhe simbolet e 4 Shkurtit. Të gjendet një rrugë dinjitoze të vendoset emri i 4 Shkurtit. Kemi vendosur të propozohet dhe ngritja e një memoriali. Është koha që simbolet të bashkëjetojnë me njëra tjetrën e jo të përjashtohen”- tha Vasili.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com