LSI 'fshesë' në bashkitë e saj, heq
nga puna socialistët në Bulqizë

LSI 'fshesë' në bashkitë e saj, heq<br />nga puna socialistët në Bulqizë
Pas përplasjeve gjatës fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, kreu i bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi, akuzohet se ka shkarkuar nga puna disa punonjës të njësisë administrative Gjoricë, përfshirë edhe administratorin e kësaj njësie, Vebi Xheka, për shkak se ata i përkasin Partisë Socialiste.

“Shkarkimi im nga detyra, është dhe mbetet thjeshtë dhe vetëm politik, pasi kurrsesi nuk mund të pranoja ofertën e kryebashkiakut Damzi, që të bëhesha pjesë e fushatës së LSI-së, në zgjedhjet e 25 qershorit, kjo pasi koalicioni mes forcave tona politike PS dhe LSI, nuk funksiononte në këto zgjedhje dhe unë padyshim që do punoja e luftoja për fitoren e forcës time politike,” u shpreh Xheka.

“Në bisedën me kryebashkiakun  mu tha qartë dhe prerë, se në rast se nuk përfshihem në fushatën e LSI-së, kurrsesi nuk mund të isha më pjesë e stafit të kryebashkiakut,” shtoi ai.

Melazim Damzi u zgjodh kryebashkiak i Bulqizës në vitin 2015-të, si pjesë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, i përbërë nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste pë Integrim. Por pas katër viteve në pushtet këtij koalicioni i erdhi fundi në vigjilje të fushatës elektorale të 25 qershorit, duke sjellë dhe ashpërsimin e toneve midis dy partive të majta.

Xheka pretendon se gjatë fushatës elektorare për zgjedhjet parlamentare ai ka refuzuar një kërkesë të kryebashkiakut Damzi për nxjerrjen e administratës në takimin që LSI do të zhvillonte në Gjoricë.

“Të nesërmen e kësaj dite, më 21 qershor, me sjell vendimin për shkarkim nga detyra.  Natyrisht që shkarkimi është me prapavijë politike  dhe në shkelje të kodit të punës, pasi ai ka qenë një vendim i menjëherëshëm, pa ballafaqim, por me tendencë politike,” tha Xheka.

Akuza të ngjashme, për përfshirje në fushatën e Partisë Socialiste nga Xheka, janë bërë më parë edhe nga kryebashkiaku Damzi.

Damzi pak kohë më parë është shprehu se ky vendim ishte marrë me vullnetin e tij.

“Nuk dua unë të punoj me të. Emërimi dhe shkarkimi i tij janë kompetencë e imja. Unë nuk mund të punoj me të, kaq,” tha Damzi.

Megjithatë, vala e shkarkimeve në këtë njësi administrative ka vijuar edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit, me katër punonjës të tjerë të saj, Ilmi Xheka, Fehmi Cami, Medat Xheka dhe Donika Cami, kjo e fundit me profesion sanitare.

Punonjësit e shkarkuar u ankuan se edhe pse motivimi zyrtar pretendon se janë liruar nga detyra për punë të dobët, ata janë shkarkuar për arsye politike.

“Të katërt jemi larguar se i përkasim PS-së dhe në zgjedhjet e 25 qershorit votuam për të dhe jo për LSI-në e kryebashkiakut, prandaj na largoi nga puna, pavarësisht se në vendimin e shkarkimit thuhet për punë të dobët,” tha njeri prej tyre.

“Le të thotë kryebashkiaku kur është zhvilluar një analizë pune në njësinë tonë dhe ne jemi analizuar  për punë të dobët,” përfundoi ai./Java Neës

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë