LSI: Ambasadorja e SHBA ka shkelur ligjin, u shfaq krah Ramës në një inaugurim elektoral

LSI: Ambasadorja e SHBA ka shkelur ligjin, u shfaq krah Ramës në një inaugurim elektoral

Zyrtari i lartë i LSI-së, Ylli Manjani, ka akuzuar ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, se ka shkelur ligjin duke u shfaqur krah kryeministrit Edi Rama në nisjen e punimeve tek Piramida.

“Siç e thamë, s’ka rëndësi ç’thotë Rama për Kim, por ç’thotë Kim për Ramën. Asnjë surprizë.

Muhabeti i pastrimit të listave ishte loja. Piramida e pushtetit është problemi. Kim është me piramidën.Ndërkohë zonja Kim ka shkelur ligjin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë sepse ka marrë pjesë në një inaugurim elektoral.

Herën tjetër kur të shkojë në KQZ, të mbajë parasysh këtë shkelje të ligjit. Shkelësi i ligjit nuk mund të flasë më për zbatimin e tij.

Kryeministri duhet të ndalonte shkeljen e ligjit dhe të dënonte sjelljen e ambasadores, njësoj siç denoncoi për ndërhyrje në punët e listave”, shkruan Manjani.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/02/2021 00:36

    Ore Manjan,mbiemri jot duhet kthyer ne magjar,sepse nivelin per aq e ke.A e di ti dhe idiotet qe te kane vene te besh deklarata te tilla, se Piramida,nje pjese te parave me te cilat do te rindertohet, i ka nga Fondi shqiptaro-amerikan per zhvillim ? Si thua t'i amerikanet te japin dollaret dhe t'e mos jene te pranishem e te mos shohin objektin ku do investojne ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia