LSI bashkon votat me PD, zgjedhin
kreun dhe zëvendesin e qarkut Dibë

LSI bashkon votat me PD, zgjedhin<br />kreun dhe zëvendesin e qarkut Dibë
Hajri Laçi zgjidhet kryetari i ri i qarkut të Dibër. Gjatë kësaj të premteje 17 anëtarët e këtij këshilli votuan me 10 vota pro dhe 7 kundër për kandidatin e LSI. Gara për postin e kryetarit të qarkut ishte mes PS-së dhe LSI-së, ku Partia Socialiste përfaqësohej me kandidatin Qamil Gjoni i cili ka marrë vetëm 7 votat e anëtarëve socialistë.
 
Por ky rezultat ka lënë të pakënaqur vet Partinë Socialiste.
 
Burimeve zyrtare shprehen se LSI për interesat e saj ka bashkuar votat me Partinë Demokratike për të nxjerrë fitues kandidatin e LSI. Ky pakt po sipas tyre ka sjellë përfitime edhe tek demokratët pasi vetëm falë marrëveshjes mes LSI dhe PD të djathtët kanë nxjerrë fitues po me të njëjtin rezultat kandidatin e tyre Feim Hoxhën, në postin e nënkryetarit.

hajri
(Kryetari i qarkut të Dibrës, Hajri Laçi (majtas)
 
Ky i fundit, mësohet se është djali i xhaxhait të deputetit demokrat Bedri Hoxha.
 
Votimi 
17 anëtarët e këtij këshilli votuan me 10 vota pro dhe 7 kundër për kandidatin e LSI. Gara për postin e kryetarit të qarkut ishte mes PS-së dhe LSI-së, ku Partia Socialiste përfaqësohej me kandidatin Qamil Gjoni i cili ka marrë vetëm 7 votat e anëtarëve socialistë. Në garë ka qenë edhe një kandidat i PD-së, i cili nuk ka marrë asnjë votë, pasi këshilltarët demokratë kanë votuar kandidatin e LSI-së. Ky pakt ka sjellë përfitime edhe tek demokratët pasi falë marrëveshjes mes LSI dhe PD, të djathtët kanë nxjerrë fitues po me të njëjtin rezultat kandidatin e tyre Feim Hoxhën, në postin e nënkryetarit. Ky i fundit, është djali i xhaxhait të deputetit demokrat Bedri Hoxha dhe ka qenë edhe më herët drejtues i këshillit të këtij qarku.

votimi

Rasti i qarkut të Dibrës nuk është i pari kur votat e dy partive kundërshtare bashkohen për interesa të ngushta. Një rast i ngjashëm ishte ai i zgjedhjes së kryetarit të qarkut të Shkodrës ku Partia Socialiste votoi pro kandidaturës së djathtë dhe jo kandidaturat e LSI-së. Votat e socialistëve nuk shkuan për kandidaturën e LSI, Salvator Gjoka por për kandidaten e Partisë Demokratike Greta Bardelit e cila u shpall fituese duke lënë me vetëm 5 vota kandidatin e LSI.

Rastet
Rasti i qarkut të Dibrës nuk është i pari kur votat e dy partive në koalicion ndahen. Një rast i ngjashëm ishte ai i zgjedhjes së kryetarit të qarkut të Shkodrës ku Partia Socialiste votoi pro kandidaturës së djathtë dhe jo kandidaturën e LSI-së. Votat e socialistëve nuk shkuan për kandidaturën e LSI, Salvator Gjoka, por për kandidaten e Partisë Demokratike Greta Bardelit e cila u shpall fituese duke lënë me vetëm 5 vota kandidatin e LSI.

Edhe në Gjirokastër, pati debate. Sipas përfaqësuesit të grupit të këshilltarëve socialistë Shkëlqim Guçe, LSI shkeli marrëveshjen paraprake për emrin e kryetarit të ri të Qarkut propozuar nga aleanca e majtë. Ndryshe nga PS, LSI thotë se nuk ka krisje në koalicion. Debati në këto zgjedhje nisi pas vetëpropozimit të ish­kryetarit të qarkut Gjirokastër, Sulo Muçobegaj që u fut në garë krahas emrit të propozuar nga e majta Armand Hila. Ky i fundit u zgjodh kryetar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër me 12 vota pro, vetëm një votë më shumë nga ish­kryetari Muçobegaj.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool