LSI bën bilancin e 2016-ës, Luan
Rama: Janë rritur anëtarësimet

LSI bën bilancin e 2016-ës, Luan<br />Rama: Janë rritur anëtarësimet
Luan Rama nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një deklaratë për mediat ka bërë bilancin e kësaj partie si dhe ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri.
 
Sipas Ramës LSI ka pasur rritje gjatë këtij viti në të gjitha nivelet ndërsa anëtarësimet e të rinjve kanë luajtur rol të rëndësishëm.
 
Rama theksoi se LSI ka bërë transparencën financiare të të ardhurave, nismë kjo që sipas tij duhet të ndiqen edhe nga të tjerët.
 
“Një tjetër arritje politike që e bën të dallueshme dhe që e veçon LSI-në nga e gjithë pjesa tjetër e politikës në vend ka qenë vendimi për të realizuar në sytë e publikut dhe për ta bërë të aksesueshëm për çdo qytetar transparencën financiare të çdo qindarke që hyn në llogaritë apo në buxhetin e LSI-së për të bërë të mundur që çdokush të lexojë si krijohen të ardhurat, si administrohen, si shpenzohen dhe gjithçka ka të bëjë me transparencën financiare. Kjo ka qenë një nismë e rëndësishme politike, tashmë ne e kemi kthyer në traditë dhe natyrisht është një model politik, të cilin do të bënin mirë ta ndiqnin edhe aktorët e tjerë politikë në vend”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se LSI vazhdon të ketë në fokus reformat e vendit për proceset e anëtarësimit në familjen evropiane ndërsa e konsideroi 2017-ën një vit të suksesshëm politik për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Përsa i përket anës organizative dhe funksionimit të LSI-së, dëshiroj të theksoj që viti 2016 shënon një rritje, jo vetëm të rolit dhe peshës politike të LSI-së në skenën politike të vendit, por shënon edhe një rritje përsa i përket nivelit të angazhimit të çdo anëtari, të çdo strukture të saj. Shënon rritje përsa i përket mënyrës së organizimit dhe funksionimit organizativ të LSI-së dhe mbi të gjitha shënon një rritje të konsiderueshme në numrin e anëtarëve, të simpatizantëve, në numrin e të rinjve, që janë bërë anëtarë të LSI-së, pra që kanë zgjedhur LSI-në si alternativë politike, por edhe si mundësinë apo shansin e tyre për të bërë të mundur që angazhimi i tyre të jetë kontribut edhe për shoqërinë, të jetë kontribut edhe për vendin”, tha Rama. 

Luan Rama theksoi qëndrimin e LSI në lidhje me koalicionin qeverisës ku nënvizoi se kjo forcë politike punon me seriozitet për të përmbushur detyrimet qeverisëse që kanë në fokus integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 
"Ne jemi në një koalicion bashkëqeverisës për Shqipërinë Europiane, ne jemi forcë politike serioze që i qëndrojmë marrëveshjeve dhe përmbushim detyrimet që vijnë nga kjo. Do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet për të përmbushur të gjitha detyrimet që vjen nga bashkëqeverisja. Ne nuk kemi asnjë arsye taktike, ne kemi vetëm prioritet strategjike për t’u integruar në BE. Ne do të vazhdojmë të jemi forcë serioze në përmbushje të të gjitha detyrimeve politike me interes kombëtar në kuadër të Shqipërisë Europiane. LSI është forcë e integrimit dhe do të vazhdojë të luftojë për Integrimin Europian të Shqipërisë", tha Rama.

Fjala e Luan Ramës në konferencën për shtyp

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!