LSI,Braimllari:Veliaj bashkëpunues,
ndaj Ramës opozitë të paparë

LSI,Braimllari:Veliaj bashkëpunues,<br />ndaj Ramës opozitë të paparë
Mes Ramës dhe Veliajt ka një ndryshim shumë të madh ku njëri është bashkëpunues ndërsa tjetri aspak korrekt dhe jo bashkëpunues.

Eshtë sekretari i përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari i cili deklaron se ka një ndryshim domethënës mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

Duke folur në emisionin 45 minuta të gazetarit Denis Minga ,deputeti më i ri i LSI mendon se Erjon Veliaj është bashkëpunues ndërsa kryeministri Rama është konfliktual dhe jo korrekt.

“Edhe si anëtar i këshillit bashkiak mund të konfirmoj se Veliaj është bashkëpunues dhe të dëgjon cfarë shqetësimesh ke”-theksoi Braimllari duke theksuar se bashkëpunimi në bashkinë e Tiranës do të vijojë edhe në të ardhmen në funksion të nevojave dhe shërbimit ndaj qytetarëve të kryeqytetit.

“Ndërsa Rama është minimalisht jo korrekt dhe këtë e ka treguar edhe ne projektligje të vecanta si psh ligji për arsimin e lartë” Braimllari shtoi se ndaj qeverisë Rama opozita e LSI do të jetë e fortë dhe e paparë.

I pyetur për një bashkëpunim me PD në frontin e opozitës , Braimllari tha se LSI është tashmë opozitë e fortë ndërsa PD duhet të qartësojë se në cilin front do të jetë. I pyetur se përse LSI nuk i tërheq ministrat e tij Braimllari shtoi se largimi i tyre është detyrë e kryeministrit.

“Nëse Rama nuk i shkarkon dot ministrat e tij cfarë kryeministri është ai “ nënvizoi Braimllari.

Në lidhje me presidentin e ri , sekretari i përgjithshëm i LSI tha se Ilir Meta do të jetë president mbi palët dhe jo konfliktual.

“Ilir Meta do të jetë mbi palët , tolerant dhe i gatshëm për të zgjidhur cdo konflikt që mund të krijohet”shtoi Braimllari.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot