TIRANË – LSI-ja i ka bërë thirrje Qeverisë në ikje dhe ministrisë së Rendit që të lënë "dëshpërimin" dhe të kryejnë detyrat e tyre kushtetuese për të mbrojtur jetën e qytetarëve deri në ditën e fundit të mandatit.
Petrit Vasili, Sekretar i Përgjithshëm i LSI –së ka dalë sot në një konferencë për shtyp nisur nga vrasja e djeshme e një “prindi, një babai, që humbi jetën për një vulgaritet, gërvishtje makine.”
“Janë ngjarjet e njëpasnjëshme që kanë kulmuar dhe me ngjarje tragjike, si ajo ku iu mor jeta një qytetari për një gjë banale, një gërvishtje makine, që pasoi pak më parë rastin e një menaxhereje që iu hodh acid në fytyrë, shtuar edhe rrahjet ordinere, që na nxisin të prononcohemi.
Pra, brutaliteti dhe vulgariteti në rrugët e qyteteve tona po vërehet si një gjë e zakonshme. Kjo është provë e qartë e një shteti dhe ministrie të Rendit që po i mungon detyrave të saj tërësisht dhe kjo ka bërë që qytetarët të ndihen të pasigurtë dhe të rrezikuar në mënyrë anormale nga veprime ordinere.
Jemi këtu për të tërhequr vëmendjen fort që qeveria në ikje ka disa detyra kushtetuese për të përmbushur dhe përmbushja e tyre është një detyrim i pashmangshëm, që duhet t’i qëndrojë tek koka deri në ditën e fundit, kur qeveria e re të tranformojë në mënyrë pozitive situatën.
Ngjarja e djeshme, kur një prind, një baba i fëmijëve, për një vulgaritet humbi jetën është një dhimbje që e kemi ndarë sëbashku. Ky banalitet, ky sherr vulgar, ndodh në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Kjo duhet të marrë fund ashtu si dhe retorikat e një qeverie që luan opozitën në vend që të kryejë detyrën se qytetarët nuk duan të dinë problemet apo dëshpërimet e saj.
Ky është apeli ynë,"- përfundoi Vasili, - "i shoqëruar me një premtim që qeveria e re do ketë më tepër ndjeshmëri ndaj këtyre problemeve dhe do të sigurojë një kontroll territori të ndryshëm nga ky që me dhimbje po përjetojmë.”
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com