LSI: Buxheti 2012, nuk është
më i miri, por ambicioz

LSI: Buxheti 2012, nuk është<br />më i miri, por ambicioz
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka përshëndetur sot miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 2012. Në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama ka theksuar se diskutimet, debatet dhe miratimi i buxhetit është padyshim jo vetëm aksioni politik i mazhorancës por një ngjarje e rëndësishme që i kalon caqet e miratimit thjesht të një ligji.

"Një vlerë e shtuar dhe një tregues pozitiv do të ishte nëse opozita do e votonte por gjithësesi debati shprehu në thelb rëndësinë dhe seriozitetin e qeverisë e cila u angazhua për mriatimin e buxhetit" theksoi Luan Rama.Në vlerësimin e LSI-së ky buxhet nuk është më i miri i mundshëm por sipas Luan Ramës e rëndësishme është se ai është një projekt ambicioz, serioz dhe shumë realist i qeverisë për të bërë më të mirën e mundshme.

Luan Rama gjithashtu ka ftuar opozitën që të marrë pjesë në zbatimin e buxhetit pasi sipas tij impakti është i lidhur me qytetarët."Ajo që mbetet pa dyshim e cila është edhe sfida më e madhe është realizimi i këtij buxheti dhe në kuadër të reflektimit por jo vetëm e pjesëmarrjes së Kuvend, ftoj opzitën që të japë kontributin për ta realizuar këtë buxhet pasi impakti është i lidhur me buxhetin e shqiptarëve" ka shtuar më tej Luan Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme