LSI çon në Kushtetuese, ligjin për Vetëqeverisjen vendore: Tjetërson kompetenca e Këshillit Bashkiaku, lejon abuzimet me pronat publike

TIRANË-Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar ankimim sot në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet dhe shtesat në Ligjin për Qeverisjen Vendore. Kërkesa është dorëzuar nga ish-deputetja Silva Caka.

Në një prononcim për mediat, Caka tha se ndryshimet në ligj tjetërsojnë kompetencat e Këshillit Bashkiak në lidhje me pronat publike dhe dhënien në përdorim ndaj personave të tretë dhe rrit mundësinë e abuzivizmit nga kryetarët e Bashkive dhe të Këshillave Bashkiakë.

 “Sot ishim në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar një kërkesë lidhur me shfuqizimin e ndryshimeve dhe shtesave që atakojnë ligjin për qeverisjen vendore, - tha Caka. - .Është një ligj antikushtetues i miratuar nga mazhoranca e mëparshme që fatkeqësisht është dhe mazhoranca aktuale. Në mënyrë të përmbledhur më lejoni të shpjegojë çfarë përmban ky ligj antikushtetues në gjykimin tonë.

Ligji synon të ndryshojë kompetencat e Këshillit Bashkiak, ligji i vjetër parashikonte tjetërsimin dhe dhënien në përdorim të pronave publike në favor të të tretëve. Ligji i ri synon ta tjetërsojë këtë kompetencë. Mbi të gjitha tjetërsimi jo vetëm që bën ndarjen e tjetërsimit të dhënies së pronës publike nga dhënia në përdorim, por njëkohësisht synon që këto kompetenca t'i bëjë në mënyrë jo transparente, pa kritere dhe çka e bën një praktikë abuzive në duart e kryetarëve të bashkive dhe kryetarëve të këshillave bashkiakë.

Ndryshimi i dytë që na shqetëson më tepër është shumica me të cilat kryhet vendimmarrja, ligji i vjetër kërkonte një shumicë të cilësuar, ligji i ri kërkon një shumicë të thjeshtë.

Ishte komisioni i Venecias ai që rekomandonte se çështje me interes publik, duhet të kalonin përmes votimit me shumicë të cilësuar dhe jo me shumicë të thjeshtë, është ky kontroll, zëri ndryshe ai që përcakton se cili është interesi më i madh i qytetarëve. Ne nuk duhet të heqim dorë nga votimi me 3/5 dhe 2/3. Vendimmarrja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ku të përfshihet dhe opozita dhe mazhoranca, por kjo është një praktikë e ndjekur shpesh nga mazhoranca aktuale dhe ndaj sot ne jemi këtu si qytetarë dhe si politikanë.

LSI ka në plan të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese një masë të madhe ligjesh që i kemi punuar gjatë kësaj kohe. Ne duhet të mos mbesim më në rrafshin e denoncimeve, çdo ligj që ne e konsiderojmë që shkel interesin e qytetarëve”, tha Caka.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni