TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç përmes të cilave kërcënohet popullsia shqiptare e Luginës së Preshevës me heqjen e monumentit dedikuar dëshmorëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Sipas LSI “kërcënimi për kufizimin e këtyre të drejtave, është një sinjal negativ për integrimin evropian të Serbisë, ndërkohë që kushtëzimi i vazhdimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë me heqjen e monumentit në Preshevë, nuk i shërben aspak klimës së fqinjësisë së mirë dhe mbarëvajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.”
Duke shprehur keqardhje për këto deklarata, LSI, nëpërmjet nënkryetares Klajda Gjosha i cilëson qëndrimet e Daçiç “si provokime të hapura ndaj popullsisë shqiptare të Luginës së Preshevës, të cilat nuk janë aspak në linjë me frymën demokratike të Bashkimit Evropian dhe si tërësisht të panevojshme në kontekstin konstruktiv historik ku ndodhet sot rajoni i Ballkanit Perëndimor.”
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Gjosha u shpreh se “shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtat e tyre të pakontestueshme që lidhen me lirinë e shprehjes, mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit, kulturës, gjuhës dhe vlerave të tyre kombëtare e historike, ashtu siç sanksionohen edhe nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, dhe shprehim bindjen se ushtrimi i këtyre të drejtave nuk cënon aspak integritetin territorial të Serbisë.”
Në përfundim të deklaratës LSI i bën thirrje Kryeministrit Daçiç që të tërheqë deklaratat e tij provokuese ndërsa inkurajon përfaqësuesit e zgjedhur të faktorit shqiptar në Serbi “të reagojnë me përgjegjshmëri dhe pjekuri demokratike ndaj çdo lloj kërcënimi, duke shpresuar njëkohësisht se qetësimi i situatës do t’i shërbente avancimit të axhendës evropiane të të gjithë rajonit.”
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com