LSI denoncoi blerjen e votave në
Ksamil,makina është e njeriut të saj

Ka rezultuar një autogol i Lëvizjes Socialiste për Integrim Dega Sarandë, e cila ka akuzuar publikisht se po shpërndahen para në këmbim të votave nëpërmjet që makine me targa “AA 602 MI”, e tipit Lanca.

Autogol sepse  verifikimi në sistemin e regjistrimit të automjeteve tregon se makina në fjalë është e zotit Ilir Hysi, njeriut më të pushtetshëm të LSI-së në zonën e Sarandës. Hysi ka mbajtur detyrat e nënprefektit të Vlorës për Sarandës, Drejtor i Institutit lokal të Sigurimeve Shoqërore.

Burimet poashtu thonë se rastet e makinave të LSI-së që janë pikasur disa herë duke shpërndarë pako dhe para janë sinjalizuar edhe në policinë lokale të Sarandës, e cila ka nisur hetimin. Makinat e dyshuara janë: BMVV me targa “AA 050 BY”; Benz 190 me targa “DL 1061 A” dhe Renault me targa “AA 758 EG”. Të tre këto makina janë parë duke bërë fushatë për Lëvizjen Socialiste për Integrim në Delvinë si dhe duke shpërndarë pako në banesat e njerëzve. LSI duket se po vazhdon zakonin e vjetër të shkëmbimit të votave me vende pune, pako me ushqime apo para. Të tre këto veprime që kryhen rëndom nga LSI janë vepra penale të rënda që dënohen me burgim mbi 5 vjet dhe sanksione të tjera ligjore./Lexo.al

[gallery]22791[/gallery]


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen