LSI denoncon blerje votash në
Ksamil, Rama sms deputetëve
Rama:Bllokoni hienat që duan të blejnë vota

LSI denoncon blerje votash në<br />Ksamil, Rama sms deputetëve<br />Rama:Bllokoni hienat që duan të blejnë vota
Pas denoncimit të LSI se një person në Ksamil po lëvizte me makinë dhe po shpërndante para në këmbim të votës ka reaguar Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi që u ka dërguar deputetëve.

Rama: Bllokoni hienat që duan të blejnë vota
Kreu i Socialistëve është shprehur se automjeti që denoncoi LSI për blerje votash i përket nënprefektit që është anëtar i LSI ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve për vigjilencë maksimale ndaj atyre që do cenojnë votën e lirë.

"Sapo LSI ka denoncuar tentativë për blerje votash në Ksamil, me makinën qe rezulton të jetë e nënprefektit, anëtar i LSI. Dmth kësaj i thonë bërtet hajduti kapeni hajdutin. E ndiejnë që loja me i treti i vërteti mbaroi dhe njerëzit nuk hanë bar. Ju lutem vigjilencë maksimale për të bllokuar çdo hienë që synon të blejë vota. Për të garantuar procesin dhe mosdeformimin e votës së shqiptarëve. Forca dhe betejë derë me derë për të ngulitur tek çdokush mendimin se kush mungon gabon! Përqafime", u ka shkruar Rama deputetëve.

mesazhi i edi rames
Luan Rama: Kryeministri gënjeshtar ordiner
Luan Rama në një dalje për shtyp akuzon kryeministrin se ka gënjyer në lidhje me automjetin i cili u denoncua nga LSI se po shiste vota në Ksamil.

Luan Rama tha se Ilir Hysi i cili u akuzua nga Rilindja nuk është i LSI por një Ilir Hysi tjetër që jep makina me qira dhe në momentin e shpërndarjes së parave për votat ky automjet po përdorej nga Jani Bregasi, militant i PS. 

LSI denoncoi blerjen e votave në Ksamil, makina është e njeriut të saj
Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar publikisht se po shpërndahen para në këmbim të votave nëpërmjet që makine me targa “AA 602 MI”, e tipit Lanca. 
 
Sipas verifikimeve është zbuluar se kjo makinë është e regjistruar në emrin e Ilir Hysit, anëtar i LSI.

Hysi ka mbajtur detyrat e nënprefektit të Vlorës për Sarandës, Drejtor i Institutit lokal të Sigurimeve Shoqërore.

Burime për Lexo.al po ashtu thonë se rastet e makinave të LSI­-së që janë pikasur disa herë duke shpërndarë pako dhe para janë sinjalizuar edhe në policinë lokale të Sarandës, e cila ka nisur hetimin.

Makinat e dyshuara janë: BMVV me targa “AA 050 BY”; Benz 190 me targa “DL 1061 A” dhe Renault me targa “AA 758 EG”. Të tre këto makina janë parë duke bërë fushatë për Lëvizjen Socialiste për Integrim në Delvinë si dhe duke shpërndarë pako në banesat e njerëzve. 

[gallery]22791[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Raporti për 2023-shin, Myzyri: Anuluam 73 procedura të prokurimit publik

Raporti për 2023-shin, Myzyri: Anuluam 73 procedura të prokurimit publik