LSI e akuzoi për vjedhje uji, Qefalia:
Nëse s'vërtetohet padi për shpifje

LSI e akuzoi për vjedhje uji, Qefalia:<br />Nëse s'vërtetohet padi për shpifje
Pas akuzave ditën e djeshme nga LSI se Xhemal Qefalia, deputet i PS dhe njëherësh edhe biznesmen, vjedh ujin e pijshëm me anë të lidhjeve të paligjshme, vjen reagimi i këtij të fundit.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij zyrtare në facebook, Qefali shkruan se nëse kjo akuzë nuk vërtetohet deri sot, ai do të akuzojë për shpifje dhe deformim të opinionit publik këshilltaren e LSI, Elona Guri, e cila përmendi dje emrin e tij.

Postimi i Qefalias në facebook:
Gjoja po bën opozitë të fortë Lona! Elona Guri mashtron dhe gënjen paturpësisht ! Po pres ta vërtetojë publikisht deri nesër . Nëse nuk e bën këtë do të paditet për shpifje e dezinformim te publikut!

qefalia fb

   Postimi i Qefalias në facebook


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë