LSI e gatshme të votojë
reformën në drejtësi që nesë

LSI e gatshme të votojë<br />reformën në drejtësi që nesë
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, reforma në drejtësi është e domosdoshme dhe jetike për shqiptarët.

Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama, i cili i bëri njëf tesë PS dhe PD që të gjejnë gjuhën e përbashkët në të mirë të interesit të shqiptarëve.

“"Reforma në drejtësi është jetike, për LSI do të ishte kryer kohë më parë. I ftojmë të dyja palët qoftë PS e PD që të gjejnë gjuhën që bashkon interesin shqiptar tek realizimi sa më parë i reformës në drejtësi. Nuk është çështje interesash grupi apo partish, por jetike për interesin e shqiptarëve”, tha Rama. 

Sipas tij, LSI është e gatshme ta miratojë reformën që nesër.

"Ne jemi të gatshëm, sot nesër dhe në çdo kohë. LSI nuk ka krijuar asnjëherë kosto për asnjë reformë," deklaroi Luan Rama.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës