LSI e përjashton, Përparim
Spahiu: Nuk ka plane “djallëzore”

LSI e përjashton, Përparim<br />Spahiu: Nuk ka plane “djallëzore”
Prej ditës së djeshme, deputeti i LSI-së për qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, nuk është më pjesë e kësaj partie. Kjo të paktën zyrtarisht, dhe sa i takon qëndrimit të partisë ndaj tij. Në një mbledhje të shkurtër të grupit parlamentar të LSI-së, me prani edhe të Ilir Metës, është vendosur përjashtimi i Spahiut pas qëndrimit të mbajtur kundër vetingut nga ndërkombëtarët. “E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO-n, me KE-në, shpresoj dhe me BE-në! Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit! Çfarë përfaqësojnë këta?!!” Këto fjali në rrjetin social tweetter, janë cilësuar nga LSI të papranueshme me qëndrimin e saj të unifikuar në mbledhjet e forumeve drejtuese, e për këtë kanë vendosur përjashtimin e tij.

Mbledhja
Mbledhja e grupit parlamentar të LSI-së është bërë në katin e dytë të kryesisë së kuvendit, ky grup ka sallën e tij të punimeve parlamentare. Kjo është hera e parë që LSI bën mbledhje të forumeve të saj drejtuese në kuvend, pasi zakonisht zgjedh selinë e partisë. Deputetët e kësaj partie u grumbulluan njëri pas tjetrit, në pritjet të të “pandehurit” Përparim Spahiu. Ky i fundit, mbërriti 20 minuta përpara nisjes së mbledhjes, duke zbritur nga kati i tretë ku ka zyrën kryetari i parlamenti, pas një takimi me kryetarin e partisë së tij, Ilir Meta. Sapo hyri në sallën e mbledhjes, disa deputetë të LSI-së e pritën atë me humor dhe buzëqeshje:

Hajde Përparim, hajde... na solle këtu në ditë vape!” Tonet nuk ishin aspak armiqësore ndaj njeriut të cili i ishte paralajmëruar një ditë më parë përjashtimi. Meta mbërriti i fundit, dhe mbledhja zgjati fare pak. Ai doli i pari, dhe së bashku me Petrit Vasilin shkoi në zyrën e tij, ku bashkë me stafin e shtypit, u përgatit deklarata e kreut të grupit parlamentar të LSI-së. Deputetët e LSI-së filluan të dilnin një nga një, duke i dhënë dorën me përzemërsi e duke i rrahur shpatullat Përparim Spahiut. Luan Rama i pyetur nga gazetarët për rezultatin e mbledhjes tha: “Rim Spahiun e kemi shok, madje shok të mirë.

Mendimet dhe qëndrimet e grupit nuk kanë lidhje me ato personale”
. Këtë e dëshmoi menjëherë, kur thirri Spahiun të dilte nga mbledhja dhe u largua përkrah tij në korridorin e kuvendit, së bashku me këshilltarin e Metës, Ralf Gjoni. Në një ndalesë të shkurtër për gazetarët të cilët ishin të interesuar për vendimin asokohe të pashpallur, Spahiu, i cili nuk ndihej i lënduar dhe i nevrikosur me qëndrimin tha se për këtë do të shprehej pak minuta më pas Petrit Vasili, si kryetar i grupit.

Reagimi
Edhe pas përjashtimit të tij, në minutat e para të këtij vendimi, Përparim Spahiu ka qenë i hapur me gazetarët për të komunikuar rreth ngjarjes, por nuk ka pranuar të bëjë një koment të zgjeruar për kamerat. Në këto komunikime, ai u tha gazetarëve se në këtë histori nuk kishte asgjë të planifikuar, sikundërse u fol, por gjithçka ishte rastësore. Ai ka shprehur habi për vendimin e shpejt, por jo revoltim ndaj tij, duke pranuar kështu një lloj fajësie, që qëndrimet e tij kanë sjellë një furi interpretimesh të panevojshme, kur ai vetë nuk kishte pasur një qëndrim të tillë. Duket se ai nuk ka plane për ndonjë “arrati” politike, pranë ndonjë formacioni të caktuar.

Mësohet se ai do të mbarojë mandatin e tij 1 vjeçar që i ka ngelur, si deputet i pavarur, teksa nuk do të shkëputë lidhjet me LSI-në. Me shumë mundësi, ai nuk do të votojë kundër draftit të reformës në drejtësi, sikundërse aludoi pak ditë më parë në tuiter. Në një reagim të shkurtër zyrtar pas përjashtimit, ai pohoi se do të votojë një lloj si LSI. “Pavarësisht vendimit të grupit, vota ime ka qenë dhe do të jetë e LSI-së”-shkroi Spahiu.   

tabela spahiu


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje