LSI fton PD për Reformën
Administrative Territoriale

LSI fton PD për Reformën<br />Administrative Territoriale
Lëvizja Socialiste për Integrim fton Partinë Demokratike që të bëhet pjesë e Reformës Administrative Territoriale. Luan Rama tha sot, 25 janar 2014, se “LSI-ja, jo vetëm i konsideron hapa të rëndësishëm reformat, por pjesëmarrjen e PD-së e cilëson si kontributore të rëndësishme, që të bëjë të mundur realizimin e reformës adminstrative territoriale, që çdo pjesë e këtij vendi të jetë gjithashtu pjesë e projektit të madh të zhvillimit, që kërkojnë harmonizim të të gjithë faktorëve politikë”.
Sipas Ramës, “Ecuria e reformave në vendin tonë, edhe për nga cilësia e shtrirja janë të ngjashme me reformat që meriton një vend evropian”.
Duke e konsideruar çështjen e reformës territoriale administrative si të rëndësishme, “që nuk mund të mbetet peng i interesave partiake apo të ngushta të klaneve”, Rama vijoi se fton opozitën “e në mënyrë të veçantë PD-në, të zerë vendin që i takon në këtë komision, që nëpërmjet frymës së konsensusit e seriozitetit, të realizohet reforma administrative territoriale, duke dëshmuar kështu seriozitet, angazhim dhe përgjegjshmëri, siç i takon të sillet një force politike evropiane në Shqipërinë evropiane”.
 
“I BINDUR QË PD-JA DO TË ARSYETOJË”
 
I pyetur për atë se PD-ja do të njohë komisionin që do të ngrihet për reformën, nëse nuk plotëson tre kushtet e kërkuara nga Lulzim Basha, Rama është përgjigjur: “Nuk kam arsye të besoj se PD-ja nuk është e angazhuar e nuk ka prioritet real reformën administrative”.
“Ndaj jam në emër të LSI-së, të ftoj PD-në të bëhet pjesë e kësaj reforme dhe kontribut pozitiv, sepse jo vetëm reforma territoriale e admistrative e vendit, por çdo hap drejt përafrimi në BE, çdo reformë e ndërrmarrë ka nevojë për pozitë serioze, luajale dhe konstruktive. Është koha për të reflektuar me përgjegjësi, që opozita të mos vetpërjashtohet por të jetë pjesë integrale dhe kontributore e rëndësishme në këtë proces”, tha Rama, i bindur se në PD do të gjendet arsyetimi dhe logjika e shëndoshë, “që vendi ka nevojë për reforma të mëdha dhe këto kanë nevojë për kontributin e opozitës”.
Ai theksoi se kjo “Nuk është çështje interesash partiake apo trille individuale, por që lidhet me interesat e vendit”.
Luan Rama, bëri të ditur se përfaqësuesit e PD-së janë shprehur në parim pro kësaj reforme. “Nuk kanë paraqitur asnjë vërejtje, argument apo arsye të kontestojnë parimin e Kuvendit”. Drejtimi i komisionit me përfaqësues edhe nga opozita, edhe mazhoranca, sipas tij provon edhe seriozitetin e ofertës politike që ka bërë mazhoranca dhe prioritetet e njëjta, gjë që kërkon përgjigje serioze nga opozita.
I pyetur nëse LSI-ja do të ketë paketë të sajën veç asaj të bërë të ditur nga PS-ja, Luan Rama iu përgjigj: “LSI-ja ka kapacitet intelektual, ka përvojë të nevojshme, ka dhe shtrirjen e vet në gjithë hapësirën e vendit, edhe në organet lokale të qeverisjes. Ka socialistë të zotë, që gjithë reforma administrativa të realizohet me sukses dhe tu përgjigjen interesave të çdo qytetari të vendit nga Vermoshi në Konispol”, përfundoi Rama.
 
 Redaksia online

(b.g/ shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU