LSI, Halimi: E vërteta e vetme e
mbledhjes së Këshillit Bashkiak

LSI, Halimi: E vërteta e vetme e<br />mbledhjes së Këshillit Bashkiak
LSI u përgjigjet akuzave të demokratëve se këshilltarët e saj mbrojtën interesa koncesionare.

Këshilltari i kësaj force politike, Prof.As.Dr. Eltion Halimi thotë se asnjë interes i errët nuk fshihet pas zhvillimeve të djeshme dhe se përgjegjësia e dy këshilltarëve që thyen vendimin politik është individuale.

Reagimi i plotë i Eltion Halimit

Sot, një këshilltar i PD në Këshillin Bashkiak, tregon një të vërtetë sipas tij, për mbledhjen djeshme të Këshillit Bashkiak. Në fakt ka vetëm një të vërtetë për mbledhjen e djeshme, e cila është publike, e qartë, dhe që e di mirë çdo kush, përfshi edhe kolegun e PD!
Dje, nuk ka patur asnjë takim "të fshehtë" midis këshilltarëve PS-LSI, por ka patur vetëm një komunikim zyrtar, institucional, transparent dhe mediatik të Këshilltarëve të LSI. Ka patur një dëgjesë mediatike, një deklaratë po meditatike për kërkesat në mbrojtje të familjeve në nevojë, pensionistëve, shërbimeve të shportës, lidhjeve të paligjshme të oligarkëve si dhe kundër konçensioneve të shkollave. Para mbledhjes përsëri një deklaratë mediatike përpara Bashkisë, të përfaqësueses të Këshilltarëve të LSI, dhe mospjesëmarrjen në sallë dhe në votim të Këshilltarëve të LSI.
Kjo është e vërteta e vetme, e mbledhjes së djeshme! E vërtetë që nuk lidhet me asnjë konçesion, me asnjë nga këshilltarët e përjashtuar nga Grupi I LSI, dhe as me pjesëmarrjen për korumin fillestar të mbledhjes nga këshilltarët e PD.
Për këshilltarët e LSI, shumica e të cilëve janë studentë te ekselencës, qënia në këshill nuk lidhet aspak me miliona të eurove, por vetëm me ngritjen dhe zgjidhjen e miliona halleve dhe shqetësimeve të të rinjve dhe familjeve të thjeshta të Tiranës! Kjo po, që duhet të mbahet mend!

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë