TIRANË- Të rinjtë e Lëvizjes Socialste për Integrim po hartojnë një program për të rinjtë të fokusuar kryesisht në maturën shtetërore.
Diçka të tillë e ka bërë të ditur sot deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj në një konferencë për shtyp.
“Është detyra jonë të bëjmë më të mirën, të rrisim breza të mirëedukuar. LSI-ja nuk do ta lerë me një fjalë në parlament këtë çështje”, ka thënë Mehmetaj.
Ajo bëri të ditur se po krijohet një axhendë pune që do të fillojë zbatimin e vet këtë javë.
“Do ta fillojmë me tryëezë për hartimin e një programi sa më të mirë për maturën shtetërore”, vërejti deputetja e re Mehmetaj, ndërsa vijoi se LRI-ja dhe LSI-ja, nuk do të lodhen “derisa të gjejmë zgjidhjen më efikase për një maturë shtetërore në funksion të të gjithë maturantëve dhe të Shqipërisë”.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com