Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon më shumë kompetenca për pozicionin e prefektit. Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare ku diskutohej ligji me kompetencat e reja të këtij titullari, kryetari i komisionit Spartak Braho propozoi rritje të kompetencave të këtij titullari.
“T'i sugjerojmë komisionit të ligjeve të rrisë kompetencat. Deri më tani kemi pasur një prefekt kukull”, u shpreh Braho, teksa kërkoi dhe përfshirjen në ligj dhe të rolit të këtij titullari në përgatitjen e zgjedhjeve si monitorimi i listave të zgjedhësve dhe përcaktimi i qendrave të votimit.
Ndërsa më drastik ka qenë Asllan Dogjani i PD-së, sipas të cilit ka mbivendosje mes prefekturës dhe qarkut, ndaj duhet shkrihet njëra prej tyre.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com