LSI, Kryemadhi: Kemi nevojë për
një klasë politike të përgjegjshme
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me qytetarë të Kavajës. Në këtë takim ishin të pranishëm zv.Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me qytetarë të Kavajës. Në këtë takim ishin të pranishëm zv.Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.
Zëvendëskryetarja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi theksoi në fjalën e saj se vlera e LSI-së qëndron tek dëshira dhe misioni që kjo parti ka për t’i shërbyer vendi për një të ardhme më të mirë.
“
Vlera e LSI-së qëndron te dëshira që ka ajo, te misioni për të ardhmen e këtij vendi, për të nesërmen e këtij vendi”, - theksoi zëvendëskryetarja e LSI-së duke shtuar se vendi ka nevojë për një klasë politike të përgjegjshme dhe që i shërben qytetarëve dhe këtë shans e ofron Lëvizja Socialiste për Integrim.
“Ne kemi nevojë për një klasë politike të përgjegjshme, për një klasë politike që e do vendin e saj, dhe mbi të gjitha për një klasë politike që e do popullin e saj. Ne kemi nevojë për një klasë politike që u shërben qytetarëve”, - deklaroi Kryemadhi.
Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari nënvizoi rëndësinë që ka rinia në programin politik të Lëvizjes Socialiste.
Sipas tij, fokusi i LSI-së është rinia në mënyrë që t’i japin një shans dhe shpresë të rinjve të vendit.
“F
okusi i LSI-së te rinia është për t’i dhënë shpresën dhe energjinë Shqipërisë dhe Kavajës, sepse të rinjtë dhe të rejat meritojnë një shans më shumë, ndaj LSI është një shans më shumë për të rinj dhe të rejat”,- tha Braimllari, duke shtuar se falë pasionit që LSI-ja ka për t’i shërbyer vendit dhe të rinjve do të dalë forcë e parë politike në zgjedhjet e ardhshme.
“
Unë kam bindjen maksimale që në zgjedhjet e ardhshme ne do të jemi forcë e parë, sepse forca jonë është pasioni dhe ëndrra e të rinjve.
Forca jonë është bashkimi i të gjithë energjive tona pozitive për t’i shërbyer vendit”,- deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.1%
-
Keq
40.5%
-
Nuk e di
16.4%
Vota total: 2654
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U plagos nga shpërthimi i autobotit me naftë te 'Gega Oil' në aksin Tiranë-Durrës, ndërron jetë pas 2 ditësh punonjësi 35-vjeçar
11 Gusht, 10:53
-
Vrau shokun në azilin në Tiranë, historiani Zyhdi Shehi do shtrohet në spital psikiatrik! Arrest shtëpie për dy infermieret
11 Gusht, 10:38
-
Shiste heroinë, në pranga i riu në Lushnjë
11 Gusht, 10:34
-
Zbardhet vdekja e 42-vjeçarit në Pogradec, u rrah për vdekje pas një sherri! Arrestohet autori, në pranga 3 të tjerë që s’kallëzuan krimin
11 Gusht, 10:07
-
Atentat në Fushë-Krujë? Qëllohet me armë drejt një makinës se një të huaje, në mjet edhe një tjetër! Asnjë gjurmë nga autorët
11 Gusht, 09:58
-
Prej 5 ditësh zjarr në Malin e Thatë, rrezikohet Parku i Prespës në Korçë! Kreu i zjarrfikëses: Nëse do jetë e nevojshme, ndërhyjmë me helikopter! 80 forca në terren
11 Gusht, 09:48
-
Lufta në Gaza/ 93 të vrarë nga sulmi izraelit në një shkollë, SHBA dënon sulmin: Shmangni viktimat civile
11 Gusht, 09:34
-
Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë
11 Gusht, 09:18
-
Lufta/ Zelensky e konfirmon: Trupat ukrainase po luftojnë brenda territorit rus
11 Gusht, 09:11
-
FOTO/ Biznesmeni Kreshnik Gjergji feston ditëlindjen, Dafina Zeqiri i bën dhuratën marramendëse
11 Gusht, 08:56
-
Zjarr në fshatin Labovë në Gjirokastër, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët
11 Gusht, 08:38
-
Kreshnik Spahiu: Hoteli me 5 yje i Janaqit, që s’kish shkelur kurrë në Tiranë, por tallej me turistët gjermanë
11 Gusht, 08:29