TIRANË - Lëvizja Socialiste për Integrim në mbledhjen e kryesisë ka vendosur që konventa zgjedhore e kësaj force politike të mblidhet në muajin maj. Aty do të bëhet edhe zgjedhja e kryetarit të kësaj partie, nënkryetarëve, sekretariatit, anëtarëve të kryesisë por edhe forumeve të tjera drejtuese të partisë.
Sipas informacioneve të marra nga anëtarët e kryesisë së LSI, në këtë mbledhje është vendosur me unanimitet që kryetari aktual i kësaj force politike, Ilir Meta, të rikandidojë në zgjedhjet e kësaj partie, pas rezultatit të suksesshëm sipas LSI, të kësaj force në zgjedhjet e vitit 2009 dhe ato të vitit 2011. ndër të tjera, është vendosur që konventa e Lëvizjes Rinore për Integrim, që do të jetë po ashtu zgjedhore të mbahet në muajin prill. Kryesia e LSI ka vendosur gjithashtu që konventa e gruas së LSI të mbahet në muajin mars. Mbyllja e procesit zgjedhor në këto konventa do të cojë më pas në zgjedhjet përfundimtare në këtë parti.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com