LSI kundër ligjit të mbetjeve,
Vasili: Referendum popullo

LSI kundër ligjit të mbetjeve,<br />Vasili: Referendum popullo
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët në lidhje me ligjin e plehrave.

Vasali ka deklaruar se LSI është kundër miratimit të këtij ligji, duke shtuar se duhet t’i jepet fund kësaj maskarade. Ashtu si PD, që sot firmosi referendumin kundër miratimit të këtij ligji, edhe Vasili tha se duhet një referendum popullor, pasi duhet shprehur vetë populli për këtë çështje. 

“E vetmja zgjidhje mbetet që të flasë populli, të sjellin referendumin popullor dhe të shprehet vetë populli për këtë. Të kemi referendum popullor, se të këqijat e këtij ligji, sidomos në aspektin shëndetësor, janë të mëdha. Vullneti popullor është ai që duhet të zgjedhë pasi ka dëgjuar të gjitha argumentet .
E votuat ligjin, por pse nuk ratë dakord me PD-në që atëherë?

Vasili: Votimi ishte në kushtet e një besimi të plotë, nuk e udhëhiqnim ne procesin, por komisioni i PS. Na siguruan se ky proces ishte shteruar. Unë kam pasur rezervat e mia. Unë propozova amendament për të vrojtuar këtë proces.  Ne garantuam bashkë me kryetarin e asaj kohe Ilir Meta që në kushte të tjera këtë nismë nuk do ta mbështesnim.

PD kërkoi referendum, dhe Shalsi tha që do ta firmoste i pari. Lefter Koka nuk e konsideroi  të rëndësishme këtë temë
Vasili:Sot në komision nuk ka pasur diskutime për mbetjet. Komisioni është në pozicion të shëmtuar. Aty ka një detyrim ligjor të shqyrtojë nismën e të mbajë qëndrim. Muhabetet e lira që bëhen aty unë nuk i komentoj. Më shqetëson fakti se si është mbajtur dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit një vit pa u reaguar. Duhet treguar seriozitet ligjor.

Kush është përgjegjës për këtë shkelje rregulloreje?
Vasili:Me ardhjen e dekretit të Presidentit, kryetari i Kuvendit duhet t’ia kalojë komisionit përkatës. Fajin e ka kryetari i komisionit që ka mbyllur çështjen për qëllime të pastra politike.

Më tej, kreu i grupit të LSI u ndal dhe te Reforma Zgjedhore, për të cilën është hapur një debat i gjerë politik ditët e fundit. I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë një bashkëbisedim me kreun demokrat, Lulzim Basha, për këtë çështje, Vasili tha se nuk ka takim, duke shtuar se është mirë të ketë votim dhe numërim elektronik, por që të numërohet me votë të pastër. 

“Nuk ka ndonjë takim me Bashën, nuk është fiksuar ndonjë gjë e kësaj natyre. Është një çështje parimisht e vendosur qartë. Është më së miri të ketë votim elektronik, numërim elektronik, por duhet të numërojmë me votë të pastër. Nëse droga e krimi do jenë njësh me të, do prodhojnë atë, do jetë një votë e pistë që nuk tregon liri. Duhet të kemi një votë të pastër dhe të barabartë, pasi bashkëjetojmë me një pabarazi votash”, shtoi Vasili. 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive