Seanca e sotme parlamentare është zhvilluar pothuajse në pjesën më të madhe të ditës, pa praninë e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Po ashtu edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nuk ka qenë prezentë gjatë gjithë seancës, duke i lënë vendin nënkryetarëve Valentina Leskaj dhe Edmond Spaho.
Siç duket edhe në këto foto, karriget e deputetëve të LSI-së janë të boshatisura, ndërkohë që diskutimet në parlament vijojnë ende.

Një fakt i tillë nuk ka mbetur pa u komentuar nga ish-kryeministri Berisha, i cili tha se Rama e Meta janë bërë si çift i ndarë, por që e mbajnë të fshehtë prej fëmijëve.
“Të kthehen ministrat dhe deputetët e LSI në Kuvend, jeni bërë si puna e atij çiftit që ndahet po nuk e shpall dhe rrinë e i thonë njëri tjetrit s’po e shpallim për fëmijët. Ju nuk e shpallni për shkak të parave, ku i keni, kam konstatuar se ka një muaj rresht që ministrat edhe sot dalja e Brahos ishte në kuadrin e kësaj”, u shpreh Berisha
Në fakt mosprania e deputetëve të LSi-së është vënë re disa herë radhazi gjatë seancave parlamentare.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com