LSI largon Naçon nga ad hoc-u 
për KLGJ-KLP, çon Silva Cakën

LSI largon Naçon nga ad hoc-u <br />për KLGJ-KLP, çon Silva Cakën<br>
LSI ka larguar ish-ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço nga nënkomisioni ad hoc për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Largimi i Naços është bërë me kërkesë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kërkesa është votuar nga komisioni në mbledhjen e kësaj të hëne. Vendin e Nasip Naços do e zërë deputetja tjetër e kësaj force politike, Silva Caka.

Deputetja e qarkut të Beratit mori mandatin pak ditë më parë, pas shkarkimit të Gledion Rehovicës, i cili rezultoi me probleme me drejtësinë italiane. LSI nuk e kundërshtoi këtë lëvizje, por përkundrazi, Kryemadhi mbështeti hyrjen në Kuvend të Silva Cakës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin