Tiranë – Kryetari i Lëvisjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nënshkroi me kryetarin e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka “paktin e dakordësisë”. Sipas marrëveshjes, LSI angazhohet që në qeverisjen pas 23 qershorit të zgjidhë problemet më të mprehta të biznesit dhe sipërmmarjes që në fakt përbëjnë dhe problemet më delikate të ekonomisë shqiptare.
Kryetari i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka vlerësoi marrëveshjen e nënshkruar me LSI, ku kërkesat e biznesit janë të përfshira në programin elektoral të LSI-së.
“Dhoma e Tregtisë dhe shoqatat e biznesit shohin tek Lëvizja Socialiste për Integrim një mbështetje reale dhe një bashkëpunëtor në dialogun dhe në bashkëpunimin në të ardhmen. Dhoma e Tregtisë dhe gjithë shoqatat e biznesit si asnjëherë tjetër kësaj radhe janë paraqitur me një paketë, ku janë sugjerimet dhe kërkesat për qeverisjen pas 23 qershorit dhe sot Dhoma e Tregtisë duke marrë edhe aprovimin për të përfaqësuar edhe shoqatat e tjera, i ka dërguar zyrtarisht Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike këtë pakt që firmosën me z. Meta dhe e pamë të udhës, duke pasur edhe rolin që ka luajtur z. Meta në mbështetje të biznesit, që me Lëvizjen Socialiste për Integrim të kishim një firmosje publike, gjë e cila i jep një garanci më shumë sipërmarrjes dhe qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Nikolin Jaka.
Kurse kreu i LSI, Ilir Meta tha se prioritet i LSI është rikonstruktimi i ekonomisë dhe nxitja e programit vendas.
“Sa më shumë afrohen zgjedhjet, aq më shumë qytetarët presin nga forcat politike të shpalosin zgjidhje konkrete për shqetësimet e tyre, ku çështja më e rëndësishme mbetet punësimi. LSI-ja është angazhuar për ristrukturimin e modelit tonë ekonomik, i cili duhet të fokusohet tek nxitja e prodhimit vendas, me lehtësimin e kreditimit për sektorin privat, për iniciativat fiskale për bizneset e vogla dhe të mesme, për përmirësimin në përgjithësi të klimës së biznesit për investitorët vendas dhe të huaj si dhe në nxitjen e eksporteve të produkteve shqiptare me synim final të krijimit të vendeve të reja të qëndrueshme të punës”, tha Meta.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com