LSI marrëveshje me PDS, Vasili:
Do i mbrojmë votat në 25 Qersho

LSI marrëveshje me PDS, Vasili:<br />Do i mbrojmë votat në 25 Qersho
Lëvizja Socialiste për Integrim ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokracia Sociale.
 
Marrëveshja është firmosur sot nga dy kryetarët e këtyre dy forcave politike, Petrit Vasili dhe Paskal Milo.
 
Gjatë një konference për mediat, Vasili tha se marrëveshja synon të jetë afatgjatë dhe do të vijojë edhe pas zgjedhjeve.
 
Vasili tha se LSI do të jetë garante në 25 qershor për votat e PDS-së.
 
"Me këtë marrëveshje ndërtuam një bashkëpunim mes PDS, në raportin e saj shumë të qartë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
Bashkëpunimi shtrihet edhe përtej zgjedhjeve.

Në fokus do të ketë administrimin e zgjedhjeve dhe mbështetjen e plotë që çdo element i rezultatit zgjedhor për PDS do të ketë si garant LSI-në",
u shpreh Vasili.
 
Milo: Me LSI, bashkim vlerash, PS na tradhtoi
Nga ana e tij, Milo u shpreh se marrëveshja me LSI është një bashkim vlerash. Ndërsa nuk kurseu kritikat në adresë të PS e cila sipas tij braktisi aleatët. Megjithatë ai sqaroi se marrëveshja nuk synon të dëmtojë palë të treta, duke nënkuptuar pikërisht PS-në. 
 
"Me LSI ndajmë vlera të përbashkëta. Kur dy parti ndajnë vlera të përbashkëta, duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, në funksion të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. PDS nuk është pa aleatë, kjo marrëveshje është projektuar një muaj më parë. 

Marrëveshja do t'i shërbejë të njëjtit qëllim sikur të ishte një koalicion zyrtar mes nesh. Ky do të jetë një model bashkëpunimi të cilin politika shqiptare duhet ta bëjë pjesë të kulturës së saj tani dhe në të ardhmen"
, tha Milo, ndërsa vijoi: "LSI në këtë moment po dëshmon që është një parti e hapur, është një parti që e kërkon bashkëpunimin dhe e respekton atë dhe është një parti që vlerëson aleatët e partnerët dhe nuk i hedh ato përtej ose në kosh në një kohë kur të tjerët kanë dëshmuar gjatë këtyre viteve dhe gjatë këtyre ditëve të fundit një sjellje tjetër. Unë e nënvizova që kjo marrëveshje është një marrëveshje vlerash, nuk është marrëveshje që drejtohet kundër të tretëve".

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë