LSI mbështet Bashën: Do shpëtosh
nga Berisha dhe nga ish-ministrat

LSI mbështet Bashën: Do shpëtosh<br />nga Berisha dhe nga ish-ministrat
TIRANE - LSI i qëndron kërkesës për hetim ndërkombëtar lidhur me aferat qindra milionëshe të pretenduara në CEZ, por duke u hedhur në kundërsulm LSI e cilëson ish kryeministrin Berisha të korruptuar. Nëpërmjet një deklaratë për shtyp, numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani përsëriti këtë qëndrim, por duke thumbuar kreun e opozitës Lulzim Basha.

Ai tha se LSI do të mbështesë deri në fund nismën e Bashës, në mënyrë që ai të “pastrojë” Partinë Demokratike nga Sali Berisha dhe ish-ministrat e tij, që sipas Manjanit janë përfshirë në afera korruptive në CEZ dhe sektorë të tjerë.

"Ne sigurisht që e përshëndesim, përveç pjesës së shpifjes, Partinë Demokratike, Partinë zyrtare Demokratike, e cila ka marrë një nismë, e cila duhet përgëzuar për hir të së vërtetës, që është nisma për të bërë katarsis, ose për të pastruar PD-në nga ish-ministra dhe nga ish-kryeministri. Pse të mos e mbështesim?! Duhet mbështetur! Me çdo çmim duhet mbështetur kjo nismë e PD-së, sepse nëse kjo nismë do të shkojë deri në fund dhe duhet të shkojë deri në fund, dhe tashmë do të shkojë deri në fund, patjetër që do të dalin shumë të vërteta, ashtu siç janë, në rreze të diellit, “crystal clear”, holandisht nuk e di si i thonë”, -tha Manjani, duke e cilësuar Bashën zoti “200 milionësh”. 

Ai i qëndroi dhe një herë propozimit të bërë një ditë më parë nga Ilir Meta për një prokuror të huaj.

“E mbështesim jo vetëm për këtë rast, por e mbështesim për çdo rast tjetër dhe do të insistojmë me formë që në kuadër të reformës në drejtësi të kemi sa më shumë prezencë prokurorësh të huaj për të gjykuar ose për të hetuar çështje të kësaj natyre, aq më tepër kur në krye të partive politik kemi shtetas të huaj. Duhen prokuror me juridiksion të huaj, është normale, dhe t’i kemi të gjitha këto, një e nga një. Sepse pandëshkueshmëria është ajo që po na mungon sot. Të pa ndëshkuarit kanë fytyrë të akuzojnë”, - tha Manjani.

Nënkryetari i LSI-së i kujtoi kreut të opozitës edhe akuzat për korrupsion gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.

Sigurisht që kjo është thjeshtë një bukë me djathë, ose buka me djathë e rastit që konsumoi zotëria e tij, në përpjekje për të fshehur kryeveprat penale që ka bërë ai, shokët e tij dhe udhëheqësi i tyre politik. Sigurisht, që kjo nuk fshihet. Tashmë është në sytë e gjithë publikut, në rreze të diellit e dukshme, e qartë dhe krejtësisht e verifikueshme, se çfarë kanë bërë zotërinjtë e tyre në krye të shtetit shqiptar, në sektorin e energjisë, në sektorin e transporteve dhe në shumë sektorë të tjerë”-tha Manjani. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool