TIRANE- LSI mbledh Konventën Kombëtare Zgjedhore për të përzgjedhur forumin më të lartë të kësaj force politike. Pritet të zgjidhet komiteti i ri drejtues , si edhe të miratohen ndryshimet ne 2 dokumenta bazë të funksionimit të LSI-së, statuti dhe programi.

“Angazhimi I LSI ka qenë dhe mbetet për një qeverisje të qëndrueshme sepse pa stabilitet nuk ka mirëqënie.”- tha Meta.

Kreu i LSI-së i bëri thirrje opozitën të votojë 3 reformat nga të cilat varet integrimi i Shqipërisë në BE.

“Na duhe të votojmë vetëm dy ligje dhe një rregullore që presin në sirtaret e Kuvendit për muaj të tërë. Është situatë absurde e prodhuar nga politika konfliktuale. Është koha të rrëzojmë mure dhe të ndërtojmë ura. Gurë gurë bëhet dhe urë. Është e domosdoshme që integrimi i Shqipërisë, të jetë jo vetëm në axhendë por dhe në vepra. Të votohen me konsensus reformat. Duhet të prevalojnë mbi pasionet dhe interesat e ngushta. Ftoj të gjitha forcat politike të ndajnë qartazi intersin madhor dhe interesin partiak. Mjaft papërgjegjshmërisë politike. Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur “- tha Meta.
(sg/shqiptarja.com)