LSI mbyll fushatën në Fier, Meta:
Rama i thotë PD-së "më shpëto"

LSI mbyll fushatën në Fier, Meta:<br />Rama i thotë PD-së
Lëvizja Socialiste për Integrim mbylli zyrtarisht fushatën elektorale nga Qarku i Fierit. 

Përpara mbështetësve të LSI, ish-kryetari i kësaj force politike dhe njëherazi presidenti i ardhshëm, Ilir Meta, thumboi kryeministrin Edi Rama se po i kërkon ndihmë PD-së dhe Bashës. 

Meta kujtoi se LSI zgjodhi Fierin për mbylljen e fushatës pasi mbështetja e saj më e madhe është pikërisht në këtë qark. Sipas Metës, Fieri është kryeqyteti i socialistëve, por jo i mavisë, siç e quajti ai PS-në. 

Jo rastësisht mitingun e fundit e lamë këtu në Fier, në kryeqendrën historike të socialistëve dhe të progresistëve. Asnjëherë ky shesh s’ka qenë kaq i madh, kaq i bukur dhe me kaq të rinj dhe të reja. Anjëherë ky shesh s’ka qenë kaq i kuq dhe me kaq shumë shpresë. Kjo ndodh se këtu nuk janë bashkuar vetëm anëtarët e LSI por këtu janë shumë më tepër, janë gjithë socialistet e ndershëm të Fierit që u mashtruan nga partia. Mavia e tmerruar besoj e dëgjuat dje i bëri thirrje PD për ta ndihmuar. Tani i thonë PD aman na shpëto. Na shpeto nga ky uragan mbarëpopullor. Mavia tani do iki njëherë e përgjithmonë nga drejtimi i Shqipërisë se përfaqëson drejtimin më të vjdtër, shtypës ndaj qytetarëve të thjeshtë”, u shpreh Meta. 

Ai iu referua edhe dhunimit të një të riu anëtar të LRI, në fshatin Zharrëz. Meta fajësoi socialistët dhe theksoi se këto ngjarje fierakëve iu kujtojnë dhunën e Berishës në 94-ën në Libofshë. 

Këtu janë gjithë ata që e kuptuan se mavija punon për oligarkinë dhe xhepat e saj, ata që se pranojnë dot dhunën presionin për të mos votuar për alternativën që duan. Janë ata që dhuna ndaj një 18 vjeçari në Zharrëz, që u godit pabesisht nga kreu i mavisë atje në Zharrëz, me projektin e të 9-it në listë. Nuk mund të pranojnë fierakët se iu kujton dhunën që Berisha bëri në ‘94 në Libofshë", deklaroi Meta. 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës