TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron se në muajin prill do të vendosë nëse në zgjedhjet e 23 qershorit do të hyjë në koalicon me PD-në, PS-në, apo do të dali e vetme.
“Në prill do të mblidhet konventa e LSI-së për të vendosur për koalicion me PS, PD apo do dalim vetë”- deklaroi drejtori i Informacionit pranë LSI
Emiljano Aleksi për Shqiptarja.com.
Deklarata vjen një ditë pasi kryeministri Sali Berisha vlerësoi të historike koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Kryeministri deklaroi dje në mbledhjen : “Ne shkojmë drejt zgjedhjeve si koalicioni më i fuqishëm në historinë e vendit.”
“Në zgjedhjet e vitit 2009 PD dhe aleatët e saj dolën koalicioni i parë. krijoi një koalicion me LSI dhe unë mendoj se ky koalicion ka funksionuar në përputhje të plotë me angazhimet para qytetarëve shqiptarë. Ky koalicion bëri të mundur lëvizjen e lirë, me reformat e tij për shqiptarët. Bëri të mundur një seri reformash të cilat mbrojtën ekonominë shqiptare nga recensioni. Shqipëria në këtë 4 vjeçar ka pasur rritjen më të lartë ekonomike. Ky koalicion u shndërrua në një lokomotivë të heqjes së imuniteti”, tha Berisha.
Edhe në një intervistë për “5 Pyetje nga Babaramo” të dhënë më 3 tetor, kreu i LSI-së Ilir Meta deklaroi se në prill do të vendosin për koalicionin elektoral dhe në korrik për koalicionin qeverisës.
I pyetur nëse ishte i mundur një koalicion PS- LSI, Meta tha se “Ishte shumë i mundur përpara 2009, por kjo nuk do të vendoset nga unë. Mund të marrë dhe 1/3 e anëtarëve një vendim të tillë”.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Meta ne tetor 2012: S'përjashtohet mundësia e koalicionit PS- LSI