TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka nënshkruar sot Kontratën e Gjelbër me të gjitha Shoqatat e Ambientalistëve të Zyrës së Qytetarit për Mbrojtjen e Mjedisit. Sipas kreut të LSI, Ilir Meta, tha se forca politike që ai drejton ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një avokate e çështjeve të mjedisit. Meta u shpreh se çështjet e mjedisit janë të lidhura edhe me çështje të shëndetit, ekonomisë dhe punësimit.
“LSI ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një avokate e përhershme e çështjeve të mjedisit sepse ne jemi të bindur se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm pa realizuar një ambient miqësor me mjedisin që na rrethon. Ne si vend vazhdojmë ende të paguajmë pasojat e një degradimi ambiental apo të betonizimit të shumë prej qyteteve dhe komunave tona, siç është rasti tipik i Durrësit por edhe shumë raste të tjera. Prandaj, në këto kushte planifikimi urbanistik merr një rëndësi të jashtëzakonshme. Ne besojmë fort tek një zhvillim ekonomik që bashkëjeton me një Shqipëri ekologjike. Dhe tek sensibilizimi dhe roli i qytetarëve për ruajtjen dhe për mbrojtjen e mjedisit sepse kjo ka të bëjë shumë me cilësinë e jetës së tyre dhe të shëndetit të tyre”, tha Meta.
Ndërsa sa i takon deklaratës së kreut të PS për anulimin e ligjit për importin e mbetjeve në 100 ditët e para të qeverisjes, Meta tha se LSi do të konsultohet me të gjithë aktorët përkatës për çdo vendim të rëndësishëm.
“LSI për çdo vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me mjedisin do të konsultohet me shoqërinë civile, me zyrën qytetare për mbrojtjen e mjedisit dhe me të gjithë ekspertët e tjerë të kësaj fushe. Mbrojtja e mjedisit do të jetë prioritet i jashtëzakonshëm për ne sepse janë bërë mjaft gabime në të kaluarën edhe për shkak të mungesës të ekspertizës së kërkuar, pra nuk është kërkuar ekspertiza, edhe për shkak të nënvlerësimit të impaktin mjaft të rëndësishëm që ka mjedisi në cilësinë e jetës së qytetarëve por edhe në pasojat e pallogaritshme ekonomike që sjell dëmtimi i mjedisit”, tha Meta.
Ndërsa pyetjes së gazetarëve për ndarjen e pushtetit gjatë qeverisjes me PS, Meta tha se kjo nuk është e rëndësishme tani, pasi primare është standardi i zgjedhjeve.
“Nuk jemi këtu për të hyrë në gjërat më të parëndësishme. E rëndësishme është standardi i zgjedhjeve. Për fat të mirë tre javë më parë u miratuan me konsensus tre ligjet në Kuvend atëherë kur askush nuk e mendonte, kur të gjithë e kishin humbur shpresën, përfshirë këtu edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme sepse në rast se tre ligjet nuk do të ishin miratuar tani atëherë Shqipëria nuk do të kishte asnjë mundësi që të merrte statusin e vendit kandidat në dhjetor të këtij viti. Por kaq nuk mjafton. Duhet patjetër që Shqipëria të arrijë standardet më të larta të zgjedhjeve më 23 qershor. Për këtë ne jemi plotësisht të angazhuar dhe në bashkëpunim shumë të ngushtë me misionin e ODIHR-it, me SHBA-të dhe me BE-në. Për sa i takon qeverisjes së ardhshme gjithçka do të jetë transparente, siç ishte edhe marrëveshja e nënshkruar në Shkodër, dhe do të reflektojë respektin për votën dhe verdiktin që do të japin qytetarët tanë”, u shpreh kreu i LSI.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com