LSI: Nesër në Komision me
propozime për draftin final

LSI: Nesër në Komision me<br />propozime për draftin final
Lëvizja Socialiste për integrim ka rezerva për draftin e propozuar nga ekspertët e maxhorancës për reformën në drejtësi dhe këtë e konfirmoi përmes deputetes Silva Caka.

Caka doli në një konferencë për mediat pasi Meta thërriti në një takim në Kryesinë e Kuvendit aktorët kryesorë të kësaj force të përfshirë në reformën në fjalë, si ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, paraardhësin e tij në këtë post, Nasip Naço, kreun e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho dhe Petrit Vasilin.

"Lëvizja Socialiste për Integrim e vlerëson shumë pozitiv faktin, që nesër fillon procesi i dialogut politik mbi ndryshimet kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi. 
Lëvizja Socialiste për Integrim fton të gjitha partitë politike parlamentare për të kontribuar në këtë proces. Nesër duhet t’i hapim rrugë procesit të konsultimit të mëtejshëm me Komisionin e Venecias dhe dialogun politik në vend.Lëvizja Socialiste për Integrim në mënyrë pozitive dhe konstruktive do të paraqesë nesër mendimet e saj në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi në funksion të përmirësimit të draftit të propozuar nga ekspertët 
"-tha Caka
 
Në mbledhjen e pasdites së kësaj të enjteje te kryesia e Kuvendit Meta ishte i shoqëruar dhe nga ministri i Drejtësisë Manjani, Vasili, Naço e Braho.

Burime të Shqiptarja.com bëjnë me dije se neser takimi i Komisionit të Posacëm që do mbahet neseër në orën 11 të paradites do të jetë me dyer të hapura -

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit