Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka qenë në qendër të sulmeve nga LSI. Por, zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, ka dalë papritur në krah të tij. Ka qenë dhuna ndaj kafshëve që ka bashkuar “dashuria” për kafashët. Saimir Tahiri ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me videon, ku një i ri shfaqej duke masakruar me sëpatë një qen.

Në reagimin e tij në “Facebook” është vënë re, mes komenteve të shumta, dhe ai i Luan Ramës. Ky i fundit e quan një akt makabër dhe të shëmtuar deri në neveri atë që shfaqet në video, duke thënë se është në krah të Tahirit.
 
"Akt makabër, i shëmtuar deri në neveri, parathënie e një krimineli që po vjen! Duke u solidarizuar me shqetësimin tënd qytetar, më ke në krah për projektligjin për mbrojtjen e kafshëve!", shkruan Luan Rama.

luanii
 (Komenti i Luan Ramës në postimin e Saimir Tahirit)

Ja çfarë shkruante një ditë më parë ish-ministri Tahiri:
 
“Nje rrace e re dhunuesish po rritet. Sot me nje qen, neser me nje shok a familjar, e keshtu pa mbarim. Thuajse 1 vit me pare propozova nje p/ligj per mbrojtjen e kafsheve nga dhuna, por PARLAMENTI NUK DEGJON.
Me mbetet ta risjell perseri ne vemendje, me shpresen se te gjithe ata qe nga kjo e sotmja jane neveritur e frikesohen nga e ardhmja, te gjejne kohe te behen bashke e te detyrojne parlamentin te marre ne shqyrtim e te miratoje nje ligj per te ndalur perfundimisht masakren ndaj kafsheve”

saja

 (Postimi i Saimir Tahirit për kafshët)