Postimi i tij në Facebook:
ONM dhe shefja e misionit Calavera na thotë qe kandidatët e rrezuar prej tyre ONM e paska bërë sipas ligjit.
Po kush e ka shkelur ligjin?
Maxhoranca e ka shkelur ligjin në mes të ditës dhe kandidatët e përjashtuar nga ONM i pranoi,i zgjodhi dhe i votoi.
Ligji nuk ka dy lexime,por ka vetëm një lexim: të zbatohet pikë për pike siç është shkruar.
Këta kandidatë që ONM i përjashtoi si të padenjë u hodhen te goglat dhe u zgjodhen nga goglat.
Drejtësia e goglave është pra edhe sipas ONM një short mes të paligjshmeve, pra një drejtësi kundër ligjit e zhytyr në batakun e antiligjit.
Drejtësia e goglave të kandidatëve të paligjshëm ishte drejtësi për tu refuzuar e për tu përbuzur.
Gjynah për këdo.... që u ekzaltua dhe mbrojti drejtësine e paligjshme të goglave.
ONM pranon që ligjet janë lexuar sipas qejfit nga maxhoranca.
Po ONM ështe përbërë nga përfaqesues të SHBA dhe BE.
Po këta perfaqesuesit e BE dhe SHBA në Tirane këte ONM e tyre a e dëgjojnë?
Se këta BE dhe SHBA në Tiranë opoziten dihet që nuk e dëgjojne bile e pergojojnë dhe e mallkojnë, se këta e duan Shqipërine më shume se shqiptarët e opozites që janë kundër maxhorances së droges dhe korrupsionit.
Reforma në drejtësi është zhytyr në batakun e antiligjit.
Kryeministri në reformen në drejtësi po ecen me moton shkatërrimtare "po e fillojme duke e shkelur ligjin pastaj e respektojme rrugës".
Kësaj moto-je shkatërrimtare po i bëjnë shërbim edhe ca të huaj herë me deklarata herë me lobime të shumta të ndotura e pas kuintave.
Prokurorja e pergjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 qe kushtetuta kerkon.
Anëtaret e KLP dhe KLGJ u zgjodhen gjithfaresh që dhunonin ligjin: ca që ONM i rrëzoi si të padenjë,ca që kishin qenë spiune të sigurimit, ca kishin bërë gjyqe politike në kohë të komunizmit,ca që kishin bërë evazion fiskal.
Është tragjik rrënimi i ëndrrës së shqiptarëve për një drejtësi të re, të bazuar vetëm në ligj dhe të barabartë për të gjithë.
Kjo ëndërr u fik nga paratë e pista të droges dhe korrupsionit,cdo alibi në shqip dhe anglisht është vetëm inkriminim akoma më i thellë në këtë faj historik.
d.gj/ Shqiptarja.com












