LSI prezente me ish- deputetët në protestë, PD e cilëson paqësore dhe me simbolika

LSI prezente me ish- deputetët në protestë, PD e cilëson paqësore dhe me simbolika

Foto e publikuar nga Gazment Bardhi

TIRANË- Teksa LSI-ja ishte prezente me ish-deputetët e saj, Floida kërpaçi dhe Përparim Spahiu, këtë protestë e ditës së pestë në emër të Klodjanit, Partia Demokratike e cilëson atë paqësore dhe me plot simbolika.

Nëpërmjet numrit 2, Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, protestën e sotme ku nuk kanë munguar semaforë të thyer, stacione autobusësh të shkatërrua, e cilëson si një protestë model.

"Një protestë model, paqësore dhe që mori duartokitjen e qytetarëve që ndaluan makinat e tyre në trafikun e Tiranës gjatë kohës së marshimit drejt Drejtorisë së Policisë. Kaq ka mjaftuar dhe mbështetja e qytetarëve të Tiranës e tërboi sot Edi Ramën, duke i rrëzuar cilësimin 4 ditor , që i bënte të rinjve shqiptarë si “huliganë”dhe “të blerë”.

Urdhri për të sulmuar protestuesit pa asnjë shkak është kriminal dhe provokon dhunë. Çdo pengesë për një protestë paqësore apo ndalimi i qytetarëve pa kryer asnjë akt dhune është i paligjshëm. Helmimi masiv i Tiranës me gaz lotsjellës dhe dhuna ndaj fëmijëve është banditizëm shtetëror.

Dhunën po e nxit Edi Rama. Arsyeja e vetme është frika që tashmë shumica e shqiptarëve nuk e pranon dhe po kundërshton arrogancën, dhunën dhe keqqeverisjen e tij 7 vjeçare. Ai është frymëzuesi dhe autori i shndërrimit të Policisë së Shtetit në një bandë që lufton qytetarët. Që pasi të vret, të pengon edhe të protestosh", shkruan Bardhi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 14/12/2020 15:11

    LSI lesh e dhi ne te.

    Përgjigju
  • Ema: 14/12/2020 12:07

    Sa te jene Sali Berisha dhe Ilir Meta,keta hajdute e percares te ketij vendi,keta kriminele e vrases te shpreses ky vend nuk gjen rehat,keta te dy ordinere do kujtohen gjate per ligesine dhe vulgaritetin e tyre provincial,per makuterine dhe babezine e tyre tipar i familjeve te shtreses se ulet prej nga jane qe te dy.

    Përgjigju
  • dulja: 14/12/2020 09:01

    hy krrimbate e gjizes plerat e kombite ju jeni shkaktare te ksaje gjendje

    Përgjigju
  • sifi: 14/12/2020 08:38

    Te gjitha demet faturojani Ilir Metes dhe Sali Berishes si organizator te djegjeve dhe shkaterrimeve se thirrjet ata i bene .Hetoni ata te mitur dhe te rinj dhe do ju tregojne kush i ka paguar.Demet ju shkaktuan popullit dhe jo qeverise dhe Edi Rames.Protesta eshte shpirti demokracise, por jo shkaterrimi.Kujtoni protesten spetakolare te studenteve para dy vitesh dhe cfar perkrahje te madhe kishte ne popull, dhe detyroi qeverine te ndryshoje me investine jeten e tyre.

    Përgjigju
  • anonim: 13/12/2020 22:44

    Pa dyshim, ka dhe me idiote se ky Gaz Bardhi, por kur mendon se idiote te tille synojne te marrin pushtetin, pra te marrin ne dore fate njerezish, pergjegjesi qeverisjeje, patjeter qe problemet ciklopike te Rames shnderrohen ne liliputeske. Mbetc aty ku je Edi Rama, megjithe problemet qe, pse jo, edhe zhgenjimet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori