LSI: Rama të kërkojë ndjesë
për viktimate 21 janarit

LSI: Rama të kërkojë ndjesë <br />për viktimate 21 janarit
TIRANË – LSI, nëpërmjet sekretarit për çështjet ligjore, Ylli Manjani deklaroi se Edi Rama është regjizori politik i ngjarjeve të 21 janarit të një viti më parë.
“Një vit më parë shefi i opozitës Shqiptare, pasi sajoi me dashje direkte një të ashtu- quajtuar video-përgjim, nxiti turma të dhunshme kundër institucioneve të vendit dhe rendit kushtetues. Gjatë gjithë vitit të shkuar e deri më datë 16 të këtij janari, shqiptarët panë të cmontohen një e nga një të gjitha elementet e skenarit të dhunës nëpërmjet mashtrimit të opinionit publik nga zoti Edi Rama.”, tha Manjani.
Sias tij, “pjesë e rëndësishme e këtij skenari dhune u bënë edhe produktet e halucinacioneve të ish-ministrit të Ekonomisë sot me detyrën e Limonit të shtrydhur, në partinë e Edi Ramës”.
“Zotërinjtë limonë të shtrydhur, që kapën veten në flagrancë duke ndarë jo thjesht euro të fëlliqura, por interesa korruptive në kurriz të detyrave publike që mbanin dhe që u vunë në dispozicion të dhunës dhe destabiliteti kushtetues, nuk kanë pasur e as kanë mbështetje politike nga LSI. Ata prej kohësh gëzojnë mbështetjen dhe mbrojtjen politike të partisë së zotit Rama (jo partisë së socialistëve shqiptarë)”, tha përfaqësuesi i LSI.
Ai i bëri thirrje Ramës të kërkojë ndjesë për viktimat.
“Kërkojmë që organizatorët e dhunës së 21 Janarit që nxitën përplasjet e dhunshme me forcat e sigurisë në vend, minimalisht tu kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i mashtruan dhe i hodhën mish për top, ndërkohë që vetë u fshehën pa burrësisht dhe fërkuan duart kur numëruan viktimat,që ju interesuan paturpsisht”, deklaroi Manjani.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse