Pas vendimit të PS për tërheqjen e kandidatit nga zgjedhjet në Kavajë ka ardhur edhe reagimi i LSI, që e mbështet një lëvizje të tillë për hir të dialogut politik.
 
Kryetari i ri i LSI, Petrit Vasili përmes një deklarate për mediat shprehet se shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë është në funksion të çtensionimit të situatës.
 
"Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë në funksion të ç'tensionimit të situatës.
 
Dialogu duhet të vazhdojë. Shtyrja e zgjedhjeve krijon qetësi publike.
 
Maturia në funksion të zgjidhjes politike të qëndrueshme. Dialogut i krijohet hapësira dhe qetësia e duhur.
 

Zgjedhjet me standarde mbeten sfidë madhore pa kthim" deklaron ai.

dy.b/shqiptarja.com