LSI,Spahiu:FMN rrëzoi filozofinë
e tatimit progresiv të Ramës

LSI,Spahiu:FMN rrëzoi filozofinë<br />e tatimit progresiv të Ramës
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu përmes një statusi në Facebook shprehet se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka hedhur poshtë filozofinë e qeverisjes socialiste mbi tatimin progresiv të pagës.
 
Ai deklaron se kjo taksë nuk ndihmoi të varfrit dhe shtresën e mesme, ndërsa shton se qeveria e re duhet të reflektojë me paketë fiskale funksionale, vërtet të ndershme, ku të mos tatojë më shumë punën por fitimin.
 
"Fondi Monetar Ndërkombëtar hedh poshtë filozofinë e qeverisjes socialiste mbi tatimin progresiv të pagës, që presupozon mbështetje për shtresat sociale duke ndihmuar të varfrit dhe shtresën e mesme e taksuar më shumë të pasurit."
 
Të njëjtën gjë thamë dhe ne tre vite më parë, në mënyrën më konstruktive të mundshme. Asnjëherë nuk u dëgjuam por dhe ne nuk u bëmë pengese per ta votuar, konstruktiv si gjithmonë..!!!
 
E drejta vonon por nuk harron. Shpresojmë Qeveria e Re do të reflektojë me paketë fiskale funksionale, vërtet të ndershme, ku të mos tatojë më shumë punën por fitimin
” deklaron ai.
 
Sipas një raporti të dy ekspertëve të FMN-së, Ruben Atoyan dhe Jesmin Rahman Shqipëria është një ndër vendet që ka luhatjet më të mëdha të taksimit mbi pagën. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri